LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qyteti që po 'rrëmben' të gjithë vëmendjen/ Destinacioni perfekt për të pushuar

3 Maj 2019, 13:43, Kuriozitete CNA
Qyteti që po 'rrëmben' të gjithë

Si qyteti i dytë i Danimarkës, pas Kopenhagenit, Aarhus po rrëmben të gjithë vëmendjen. Gjatë viteve të fundit, Aarhus ka fituar një reputacion në mesin e udhëtarëve si një alternativë emocionuese për pushime.

Aarhus, qyteti i dytë më i madh i vendit, është i vendosur në bregun lindor të gadishullit Jutland, rreth 115 milje në veriperëndim të kryeqytetit, Kopenhagen.

Me përzierjen e kuzhinës së klasit botëror, galeritë mbresëlënëse të artit, arkitekturën tërheqëse dhe atmosferën e heshtur, Aarhusi po vjen e po bëhet çdo herë e më i vizituar.

Ushqimi është një nga pikat kryesore që e bën këtë qytet si një destinacion turistik.

Në shkurt të vitit 2019, qyteti priti me ceremoni për herë të parë  Michelin Nordic Guide duke forcuar më tej reputacionin e tij si një qytet i lartë gastronomik.

Lajmet e fundit nga