LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria tranzitore/ Çlirim Gjata zbulon mesazhin e Bashës për Ramën

3 Maj 2019, 17:52, Aktualitet CNA
Qeveria tranzitore/ Çlirim Gjata zbulon mesazhin e Bashës për

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata foli rreth platformës së qeverisë tranzitore të prezantuar ditën e djeshme nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas Gjatës, qeveria tranzitore nuk ka një afat të caktuar por që do të zgjasë disa muaj.

Gjata nga studio e Syri.net deklaroi se qëllimi i qeverisë tranzitore është të organizojë zgjedhje të lira.

?Media duhet të dalë përtej asaj se sa do të jetë afati i qeverisë tranzitore. Ajo është platformë nuk është ligj. Kjo që po bëhet me qeverinë tranzitore është në vetvete politikë. Kjo qeveri derisa është tranzitore nuk mund të bëjnë politika në të gjitha fushat. Sigurisht që do të zgjasë disa muaj. Në thelb siç u dha edhe dje do të jetë lufta ndaj parave që vijnë nga narkotikët, pastrimi i parave nga oligarkët. Qëllimi është të ndalojë krimin e organizuar, të na çojë në zgjedhje të lira dhe të qeta?,-tha Gjata.

Më tej Çlirim Gjata u shpreh se Bashan ë momentin që dogji mandatet i tha Ramës që është koha e përballjes.

?Kështu se si ka ardhur puna, ky njeri i ka të gjitha pushtetet. Kryetari i opozitës i dha drejtim krizës, duke i dhënë drejtimin e përplasjes. Në momentin që dogji mandatet i tha Ramës që unë kam ardhur të përplasem me ty. Opozita ka të gjithë popullin me vete. Por kryesorja e platformës është që krimi i organizuar që të mos bashkëpunojë me qeverinë. Dhe kjo do ta zgjidhë krizën.?,-deklaroi Çlirim Gjata./CNA.al

Lajmet e fundit nga