LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Miss Shqipëria në moderatoren më të suksesshme/Kush është Nevina Shtylla, vajza e ëmbël e ekranit shqiptar

3 Maj 2019, 13:39, Aktualitet CNA

E njohur si vajza më e ëmbël e ekranit, moderatorja Nevina Shtylla , i është futur në zemër çdo shqiptari përmes suksesit të saj dhe shkathtësisë në ekran.Por 24 vjeçarja jo gjithmonë ka qënë e njohur si moderatore.Në vitin 2010 ajo është shpallur “Miss Shqipëria” dhe kjo i hapi dyert e karrieres së saj në televizion.

Më pas Nevina u bë më e njohur në emisionin “Jo vetëm modë” ku zëvendësoi moderatoren Floriana Garo e cila kishte pothuajse 3 sezone në këtë emision, dhe ky ndryshim bëri shumë bujë në median rozë para disa kohësh.

Ajo u shfaq më vonë në emisionin e sportit “Proçesi sportiv”, ku në një intervistë disa kohë më parë ka folur për eksperiencën në një emision sportiv, krah Ed Manushit. Bukuroshja e ekranit pranon se nuk ka pasur njohuri të mira për fushën përkatëse, por me kalimin e kohës po mësohet. Nevina thekson se këtë eksperiencë e ka marrë si sfidë, por është e bindur që do ja dalë.

Por gjithsesi, ajo nuk ndalet. Ndërkohë që moderon emisionin sportiv ajo del çdo të dielë në emisionin “E diell” në Top Channel.

Ndër të tjera Nevina ka zbuluar përmes llogarisë së saj në Instagram, ?sekretin? që fshihet pas fizikut perfekt të saj:?Volejboll çdo të dielë dhe këmbë e duar të nxira çdo të hënë?,-ka shtuar ajo me shaka.Por a ka  operacione plastike :?Duke qenë se punoj në televizion automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj dhe çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëj një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale. Jetoni jetën tuaj. Mos gjykoni?, ? është përgjigjur moderatorja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga