Connect with Us

Nga autobusi me hidrogjen, tek trami dhe Qeveria tranzitore/ Projektet imagjnare të Lulit

Aktualitet

Nga autobusi me hidrogjen, tek trami dhe Qeveria tranzitore/ Projektet imagjnare të Lulit

Publikuar

-

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha duket se i merr seriozisht shumë punët e politikës.

Prej rreth tre muajsh, e ka rrëzuar Ramën, të paktën tre herë, në mendjen e tij, kjo kuptohet. Ndërsa pasi e “rrëzoi” Ramën, ditën e djeshme shpalosi edhe detyrat e Qeverisë tranzitore, që ka ndërmend Luli.

Detyrat e Qeverisë Tranzitore të Bashës, duken të njëjta me ato të Qeverisë teknike, të 2017-ës, pas marrëveshjes me Ramën, e cila i shkaktoi PD-së, një humbje katastrofale në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, po i lëmë këto detaje dhe po sjellin në vëmendje një tjetër projekt madhor, që Luli e realizoi, edhe kjo në mendjen e tij kuptohet. Bëhet fjalë për Tramin e Tiranës, me të cilin dje i bënte xhiro qeverisë së tij tranzitore, bashkë me Monen në krah.

Në vitin 2014, në kohën që Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, në një dalje publike tha se e ka mbajtur premtimin për tramin.

“Tre vite më parë e premtuam, disa edhe e mosbesuan, por sot kemi mbërritur në projektin e lëvizjes përmes tramit në Tiranë. Tre vite më parë në garën për kryebashkiak shpalla synimin tim: zhvillimin e qytetit me prespektivë të qendrueshme, 3 vite më parë gjetëm një Tiranë që me shumë urgjencë duhej të gjenin zgjidhje për planin urban zhvillimin ekonomik dhe punëismin. Mungonin studimet ku mund të bazoheshim, por ama kishim dicka thelbësore, vizionin dhe vullnetin. Pjesë e këtij vizioni ishte dhe trami”, u shpreh Basha, në atë kohë.

LEXO EDHE:  Basha qarkullon koordinatorët/ Limonin e shtrydhur e do portokall

Por, prisni se ka edhe më shumë, për të gjithë ju që e keni harruar, ju kujtojmë këtu se Luli bëri “realitet” edhe një tjetër projekt madhor.

Në vitin 2012, Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, shpalli studion arkitekturore, “Grimshaw” si fituesen për projektin e Bulevardit të ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Dhe një ndër pikat kryesore të këtij projekti, që sigurisht Basha e “realizoi” në imagjinatën e tij, ishte edhe “Krijimi i energjisë nëpërmjet përpunimit të mbetjeve dhe autobus me hidrogjen që ngjitet në kodrën e Paskuqanit.”

Do të mjaftonin këto projekte madhore, të “realizuara” nga Luli, që qytetarët ta votojnë nesër si kryeministër i Republikës së re./ CNA.al

Video-Luli bën realitet Qeverinë Tranzitore/ I bën xhiro në tram

Qeveria me ndërmend e Lulit/ Si i fitonte Basha ndryshe 16 milionë euro?!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Dërgohet me urgjencë në spital një person

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Korçë pasi është rrëzuar nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras. Mësohet se i plagosuri ka qenë duke kaluar me biçiklete teksa ka humbur kontrollin dhe ka rene nga ura shkruan ABC news.



Si pasojë e rrëzimit ai ka marrë plagë ne kokë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 regjistron 7 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Covid-19 i ka marrë jetën 7 personave që nga dita e djeshme në Kosovë.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat rezultojnë 71 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 163 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435  dhe numri i rasteve aktive është 2.606.



“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Shkrin përsëri Lulzim Basha dhe kërcënon publikisht/Kërmë njeriu do të të vijë dita shumë shpejt

LEXO EDHE:  Ministrja e Bashës kallëzon zyrtarin e lartë e Ramës/Firmosi kontrata disa milionëshe

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 humbje jete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Salvini “zbarkon” në SHBA/ Sinjal alarmi për Conten

Publikuar

-

Nga

Matteo Salvini shumë vite më parë ka qenë një mbështetës i Vladimir Putin. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Salvini po sheh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump.

Hetimi i Metropol mbi Gianluca Savoini dhe fondet e pretenduara të Lega ndryshuan rrënjësisht kartat në tryezë. Që nga ajo kohë Salvini ka ndaluar së shikuari nga Lindja dhe tani i ka përqendruar përpjekjet e tij në Uashington. Ai e kuptoi, nga këndvështrimi i tij, se pa mbështetje nga Shtetet e Bashkuara Italia, një vend strategjik për NATO-n, i vendosur në qendër të Mesdheut, nuk mund të qeveriset. Por nuk mund të harrohen dhe fjalët e presidentit Trump në njërën prej deklaratave të tij ku shprehej me fjalët më të mira hde mbështeste kryeministrin Giuseppe Conte.

“Kryeministri shumë i respektuari Republikës Italiane, Giuseppi Conte është një njeri, shumë i talentuar, i cili shpresoj të mbetet kryeministër “, shprehej Trump.

Salvini i zgjedhur nga Wall Street Journal



Në të njëjtën periudhë, jo çuditërisht, Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe prokurori John Durham u mirëpritën në Romë, në dy takime të ndara, nga drejtuesit e shërbimeve tona në kërkim të disa informacioneve mbi profesorin maltez Joseph Mifsud dhe mbi origjinën e Russiagate. Ndërsa prisnim që ai hetim i udhëhequr nga Durham të hidhte dritë, përshtypja është se marrëdhëniet midis administratës Trump dhe Giuseppi janë ftohur dhe bota konservatore e Sh.B.A tani po shikon Matteo Salvini me shumë interes dhe vlerësim. Siç vëren LiberoHapësira të ngjashme në atë gazetë u ofrohen krerëve të shtetit dhe udhëheqësve ndërkombëtarë të një rëndësie të madhe, jo personazheve të zier në rrugën e perëndimit të diellit, pasi kolonistët e majtë italianë dhe progresivë pëlqen të pikturojnë sekretarin e Lidhjes. Intervistuesi vlerëson punën e Salvinit: ” Nëse Italia do të votojë sot “, shkruan e përditshmja konservatore, ” sondazhet thonë se Matteo Salvini do të ishte kryeministri i ardhshëm “. Dhe si ” skifteri i imigracionit “, vëren intervistuesi, ” Salvini duket një version më kompetent i një politikani të caktuar amerikan “.

LEXO EDHE:  Avokati i njohur zbulon faktet tronditëse/ Si Soros po shkatërron PD-në prej pesë vitesh

LEXO EDHE:  Ministrja e Bashës kallëzon zyrtarin e lartë e Ramës/Firmosi kontrata disa milionëshe

“Unë gjithmonë kam besuar në Trump”

Për udhëheqësin e Lidhjes Veriore, është mundësia e artë për të shprehur të gjithë afërsinë e tij me administratën Trump dhe manjatin. ” Unë isha një nga të paktët politikanë italianë që besova në fitoren e tij dhe brohoritën për të katër vjet më parë. Unë ende besoj se ai ishte një president i mirë dhe shpresoj që ai të rizgjidhet .” Por mbase elementi më i rëndësishëm i gjithë intervistës përfaqësohet nga fakti se për ” disa çështje ndërkombëtare “, siç janë marrëdhëniet me Kinën, Iranin dhe marrëdhëniet me Izraelin, ai dhe Trump ” kanë të njëjtin mendim”. Në të vërtetë, nëse Matteo Salvini bëhet kryeministër, ” Jeruzalemi do të njihej nga qeveria ime si kryeqyteti i Izraelit”dhe marrëdhëniet me Kinën dhe Iranin , kundërshtarët strategjikë të SH.B.A. do të” pezullohen “. Salvini premton një ndryshim të qartë të kursit edhe me rrjetin 5G , siç kërkohej në atë kohë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Dhe kjo për Uashingtonin, kushdo që fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, përfaqëson një element themelor.”

LEXO TE PLOTE