LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në Kodin Penal/ Shahini: Të ndalen aktet e dhunës

3 Maj 2019, 09:54, Aktualitet CNA
Ndryshime në Kodin Penal/ Shahini: Të ndalen aktet e dhunës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me dhunën që një prind ka ushtruar mbi mësuesin e fëmijës së tij.

Shahini  në një postim në rrjetet sociale e quan të pajustifikueshëm këtë akt dhune dhe sqaron se me paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, do të mund të ndalen akte të tilla dhune.

?Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!?-shkruan Shahini.

Lajmet e fundit nga