LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në Kodin Penal/ Burg kush godet policët

3 Maj 2019, 15:53, Aktualitet CNA
Ndryshime në Kodin Penal/ Burg kush godet policët

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në Kodin Penal, edhe për efektivët e policisë.

Manja u shpreh se do të dënohen me burg të gjithë ata që godasin apo kanosin policët.

?Do te ketë ndryshime në Kodin Penal, ashtu siç është bërë me dije më herët. Sa i përket dhunës ndaj policisë, me paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, kush godet punonjësin e policisë, dënohet me burg, është apo jo në protestë.

Ligji i ri parashikon se kush godet punonjësit e policisë dënohet 1 deri në 3 vjet burgim. Kjo do të thotë se burgu është i pashmangshëm. Me këtë paketë të re ligjesh, do t?iu jepet mbrojtje e veçantë punonjësve të policisë dhe të gjithë zyrtarëve të shtetit?, deklaroi Manja në rubrikën ?Opinion? në ?News 24?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga