Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit

Publikuar

-

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se udhëheqësit e institucioneve do të jenë të bashkuar në zgjidhjen e çështjeve me Serbinë dhe asnjëherë nuk do të ketë diskutime për shtetin dhe sovranitetin.

Ai i bëri këto komente pas takimit të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të diskutuar zhvillimet pas takimit të Berlinit dhe para atij që pritet të mbahet në Paris me organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli tha se Kosova do të shkoj në Paris dhe atë me vetëm një qëllim, për të siguruar njohjen e saj.

“Ne po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ndaj qytetarëve të vet, ndaj fqinjëve dhe ndaj Bashkimit Evropian. Për ne me rëndësi është ky proces, ne do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë në mënyrë të unifikuar dhe qëllimi ynë fillestar dhe përfundimtar është vetëm një Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me sovranitet dhe integritet të pa cenuar”, tha zoti Veseli.

Takimi i së hënës në Berlin, i organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, përfundoi me pajtimin që të mbahet një takim i ri më 1 korrik në Paris, në një përpjekje për rifillimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ishte edhe një qortim ndaj shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, të cilës posaçërisht Gjermania, i ka parë për të madhe që ka lejuar të diskutohet për kufijtë si dhe dështimin për të rifilluar bisedimet. Për një pjesë të përfaqësuesve politik dhe vëzhguesve, takimi i Berlinit u dha fund ideve për prekje kufijsh.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se ideja e tij për vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve ka rënë tashmë dhe kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë. Ndërkaq në një shkrim autorial, ai tha se pa evropianët nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Procesi i bisedimeve i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të biseduar pa u hequr tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Mos pezullimi i tyre, i kërkuar edhe ne Berlin, ka acaruar edhe marrëdhëniet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës, por kjo çështje sipas zotit Veseli nuk duhet të diskutohet. Ai tha se vendimi për tarifat do të merret në pajtim me interesat shtetërore.

“Nuk e kemi ndërmend të marrim vendim i cili e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës, nuk do të nënshtrohemi kurrë ndaj (Aleksandër) Vuçiçit dhe Serbisë. E marrim vendimin siç është interesi ynë i përbashkët si shtet, me maturi dhe mençuri dhe me atë se çka thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian”, tha zoti Veseli.

Nisma e kancelares Merkel dhe presidentit Macron në radhë të parë duket një përpjekje për të tejkaluar bllokadën e krijuar në bisedime, por edhe një kritikë e rreptë ndaj Brukselit, që dështoi jo vetëm të gjejë një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, madje edhe për t’i bindur palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Ballkani Perëndimor, ku çështje qendrore tashmë janë marrëdhëniet Kosovë – Serbi pritet të jetë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës në Berlin të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili në fillim të javës së ardhshme do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel./VOA

Aktualitet

Ky gjest i Reginaldos tregon hapur se ai po largohet nga Kukësi

Publikuar

-

By

Rexhinaldo është një nga lojtarët që u përfundon kontrata në fund të muajit maj. Sulmuesi mozanbikas nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin verilindorë dhe mund të mbas finalen në rast se nuk do të gjejë akordin me klubin.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale ka falenderuar zv.trajneri Rrahman Hallaci. Nuk dihet nëse kjo është thjesht një falenderim për Hallaçin apo një sinjal largimi.

Një gjë e tillë do të zbulohet në ditët në vijim nëse Reginaldo do të qendroj te Kukësi apo do të largohet pasi ofertat për të nuk mungojnë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarata e fortë e Gjuzit/ “LSI po shkon drejt falimentimit”

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti, Kujtim Gjuzi gjatë prononcimit për CNA.al, teksa kërkonte dorëheqjen e presidentit Ilir Meta, bëri edhe një deklaratë të fortë.

Gjuzi deklaroi, ndër të tjera, se Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt falimentimit dhe Meta duhet të rikthehet në krye të saj.

“Unë miqësisht i kam kërkuar Presidentit të japë dorëheqjen e të rikthehet tek LSI-ja, se gjynah, ajo është një forcë që po shkon drejt falimentimit”,-tha Gjuzi i kontaktuar nga CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gazetari Çipa i nxjerr gënjeshtrën ish deputetit Bumçi

Publikuar

-

By

“Mesazhet për opozitën nga Londra dhe Uashingtoni,” është tema e diskutimit në emisionin “Arena,” ku të ftuar janë edhe analisti politik Aleksandër Çipa e politikani Aldo Bumçi, deputeti mandatdjegur i Partisë Demokratike.

Duke marrë përsipër të dëshmojë të vërtetën e vizitës së Lulzim Bashës në Britaninë e Madhe, ku ai ishte pjesë e grupit shoqërues të kryetarit, krahas të tjerave, Bumçi ka deklaruar se për hatër të situatës tepër të rendë kriminale, që sundon vendi tonë, ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka shtuar personelin e policisë.

Fakt ky i mohuar nga Çipa i cili në reagimin e vet ka thënë se shtimi i personelit ruajtës të Ambasadës nuk ka ndodhur vetëm tek ne por në çdo shtet ku ka ambasada, Britanike.

 Nuk jam dakord me zotin Bumçi, kur thotë se Ambasada e Britanisë paska shtuar personelin e policisë. Nuk është e vërtetë. Ja po ta them unë, kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut edhe me Kosovës, pasi nga momenti i BREXIT, është ndryshuar struktura e forinofiksit, dhe është normale  qëndrim i BE me Ballkanin është me eksplicid. Nuk ka arsye pse t’i japim një hiperbolizim. Mos e hiperbolizo krimin, sepse nesër do të jesh ministër, dhe atë që e hiperbolizon në kohën e kundërshtari do të shndërrohet në përgjegjësi dhe penalitet në kohën kur të vini ju”,- i është drejtuar Alksandër Çipa, ish deputetit Aldo Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Kadare vlerëson librin e Monika Stafës/ “Ndërgjegjja e shqiptarëve e kalon provën e rëndë”

Me një parathënie nga Ismail Kadare, është publikuar libri më i ri i gazetares dhe shkrimtares, Monika Stafa. Libri ka...

Close