LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i policisë “fundos” të riun korçar/ Sekuestrohet drogë dhe mijëra euro

3 Maj 2019, 06:26, Aktualitet CNA
Kontrolli i policisë “fundos” të riun korçar/

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës, pasi një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Ndjekja”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Benz?, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Ndjekja”.

Sekuestrohen 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 20 000 Euro.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Benz?, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Lajmet e fundit nga