Kadare vlerëson librin e Monika Stafës/ “Ndërgjegjja e shqiptarëve e kalon provën e rëndë” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kadare vlerëson librin e Monika Stafës/ “Ndërgjegjja e shqiptarëve e kalon provën e rëndë”

Publikuar

-

Me një parathënie nga Ismail Kadare, është publikuar libri më i ri i gazetares dhe shkrimtares, Monika Stafa.

Libri ka në thelb të tij ngjarje historike, të cilat lidhen me Luftën e Dytë Botërore, kohë në të cilën hebrenjtë ishin populli më i persekutuar në botë nga nazizmi i Adolf Hitlerit.

Në një kohë të tillë ku shumë vende i largonin hebrenjtë, disa nga frika e të tjerë nga paragjykime fetare, shqiptarët i strehuan dhe i mirëpritën sipas traditës së tyre se “shtëpia është e mikut dhe e Zotit” duke e quajtur kështu mikun që u vinte në shtëpi të barabartë me Zotin.

Lidhur me traditat dhe kulturën tonë të mikpritjes kanunore apo edhe për mikpritjen e hebrenjëve si një vlerë që na lartëson, nuk ka folur askush më shumë dhe më mire se Ismail Kadare, i cili ka marrë përsipër të shkruaj edhe parathënien e e librit të Stafës.

Gazetarja e ka përhapur lajmin duke postuar foto në rrjetet sociale ku shihet libri i saj me titull “Hebrenjtë në Shqipëri”.

Duhet të shtojmë se askush më mire se Ismail Kadare nuk do të mund ta përshkruante dot më mire brendinë e librit dhe rëndësinë që ka për kulturën dhe popullin tonë. Ne jemi një popull i vogël por me një shpirt të ndieshëm dhe këtë gjë e kemi treguar sidomos në strehimin e hebrenjëve në një kohë kur rreziku ishte më i madh se kurrë.

Ismail Kadare në parathënin e këtij libri, me të drejtë shkruan se një libër i tillë është pritur prej kohësh në Shqipëri.

Çështja e hebrenjëve është një çështje palnetare, shkruan Kadare, pasi “ndërgjegjja e njerëzimit mbarë është vënë në prove” duke treguar kështu se ndërgjegjja e shqiptarëve i ka rezistuar më së miri një prove të tillë.

“Historia shqiptare ka një pikë takimi tepër të ndieshme me këtë dramë botërore. Qëndrimi ndaj  hebrenjve, më saktë, mbrojtja e tyre, nga një popull me histori të zymtë, si i yni, që e nderon, në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Është kjo një nga arsyet që libri   i shkrimtares dhe studiueses Monika Stafa «Hebrenjtë në Shqipëri» zgjon një interes të veçantë.”- ka shkruar Kadare në parathënin e librit.

Kadareja si një njohës i mirë i histories shqiptare, e trajton me detaje çështjen e hebrenjëve të cilën e gjen edhe në shumë libra të tij, si p.sh te “Darka e Gabur”  ku një peng hebre trajtohet njëlloj si të tjerët dhe shpëtohet edhe pse përballë kishin një oficer të lartë gjerman.

Shqiptarët nuk kanë qenë të ndarë në këtë pike, ata i kanë mbrojtur hebrenjtë pa asnjë dallim, qofshin këta shqiptar të pasur apo të varfër, të arsimuar apo të paarsimuar, të krishter apo mysmiman. Pra ne i qëndruam proves së shekullit dhe i treguam botës një anë që ata nuk e njihnin, atë njerëzore. Kadare madje e quan idilike, por gjithësesi është e vërtetë thotë ai.

“Ka qenë një nga cështjet që i ka bashkuar të gjithë. Nuk gjendet në Shqipëri asnjë dokumentacion i një grupimi politik ose i një lëvizje që ta ketë prishur këtë unanimitet. Prova e madhe, sic u tha ka qenë Lufta e Dytë Botërore. Kjo është një e vërtetë e njohur. Këtu, ky unanimitet u konfirmua edhe njëherë. Shqiptarët nuk kanë pasur unitet gjatë luftës, rrjedhimisht prova ka qenë e dyfishtë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Sepse Shqipëria pati një keqkuptim të madh politik,”-shkruan më tej Kadareja.

Në përfundim të parathënies, Kadare shkruan:

“Do të shtoja në fund se ky ndërgjegjësim ka kaluar në artin dhe letërsinë shqipe. Një nga dramat e para te saj, « Izraelitë dhe filistine », është shkruar një shekull më parë, nga peshkopi i Shqipërisë Fan Noli, përpara se të bëhej kryeministër dhe shkrimtar i madh i saj.”

Për të treguar kështu se kjo ndieshmëri  njerëzore që ka populli ynë për hebrenjtë dhe jo vetëm për ta është aq e vjetër sa vet shqiptarët.

PARATHËNIE

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për  letrat dhe studimet kudo në botë.

Qëndrimi ndaj hebrenjve ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje globale, planetare. Kjo, për arsyen e qartë se ndërgjegjja e njerëzimit mbarë është vënë në provë.

Historia shqiptare ka një pikë takimi tepër të ndieshme me këtë dramë botërore. Qëndrimi ndaj  hebrenjve, më saktë, mbrojtja e tyre, nga një popull me histori të zymtë, si i yni, që e nderon, në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Është kjo një nga arsyet që libri   i shkrimtares dhe studiueses Monika Stafa «Hebrenjtë në Shqipëri» zgjon një interes të veçantë.

Në Shqipëri hebrenjtë, sic dihet tashmë historikisht nuk janë mbrojtur nga një pjesë e popullit dhe janë diskriminuar nga pjesa tjetër, nuk ka qenë problem i njerëzve  të kulturuar që mund ta kenë bërë këtë gjë për arsye emancipimi dhe pjesa e paditur e popullit ka bërë disa herë të kundërten siç qëllon shpesh. Nuk kanë qenë ndikuar nga rrymat politike, nuk ka asnjë dallim në qëndrimin ndaj hebrenjve mes katolikëve shqiptare mes ortodoksëve shqiptarë dhe muslimanëve shqiptarë. Kjo tingëllon pak e habitshme, madje idilike por është e vërteta. Kur erdhi ora e provës së madhe, të tre këto ndarje fetare kanë qenë në një qëndrim kryekrejet të barabartë ndaj hebrenjve. Nuk kanë lozur rol regjimet politike. Shqipëria si në periudhën otomane, ashtu më pas kur fitoi pavarësinë dhe u bë një republikë, e më vonë nje mbreteri ballkanase, ndonëse arkaike, qëndrimet ndaj hebrenjve nuk i ka ndryshuar, d.m.th., zyrtarë dhe popull, administratë dhe shoqëri, komunistë dhe antikomunistë, nacionalistë dhe internacionalistë. Ka qenë një nga cështjet që i ka bashkuar të gjithë. Nuk gjendet në Shqipëri asnjë dokumentacion i një grupimi politik ose i një lëvizje që ta ketë prishur këtë unanimitet. Prova e madhe, sic u tha ka qenë Lufta e Dytë Botërore. Kjo është një e vërtetë e njohur. Këtu, ky unanimitet u konfirmua edhe njëherë. Shqiptarët nuk kanë pasur unitet gjatë luftës, rrjedhimisht prova ka qenë e dyfishtë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Sepse Shqipëria pati një keqkuptim të madh politik. Forcat komuniste dhe nacionaliste u ndeshën në shumë probleme themelore që lidheshin me komunizmin apo me antikomunizmin dhe Shqipëria përfundoi pas pushtimit gjerman zyrtarisht në një shtet gjermanofil. Pra me pozicionin e hebrenjve mund të ishin krijuar kushtet që të shpallej  dukshëm si vend antisemit. Kjo nuk ndodhi. Ishte një nga rastet e rralla në Evropë që qëndrimet ndaj hebrenjve vazhdoi ai i mëparshmi. Hebrenjtë ndiheshin si në vendin e tyre, jo vetëm fjala përcmim që nuk ekzistonte, por asnjë shenjë e saj. Dhe kjo vazhdoi edhe në pushtimin gjerman. Është folur për mosgjetjen e dokumentacionit të mundshëm të qeverisë kuislinge shqiptare, e cila mund të ketë qenë e detyruar t’ua kërkonte gjermanëve mosprekjen e hebrenjve, për të mos krijuar probleme afatgjata me kombin shqiptar. Këto dokumente nuk janë bërë publike as atëhere dhe as më pas, sepse komunistët nuk mund ta duronin që ky qëndrim luajal ndaj hebrenjve të ishte monopol i nacionalisteve ose i një qeverie kuislinge e cila për cdo gjë duhej përbaltur. Ata ishin kuislinge, ata bashkëpunuan me gjermanët, bënë një gabim historik, por në këtë pikë u treguan realistë. Nuk është zbuluar natyrisht, as përgjigjja gjermane. Duhet të ketë qenë jashtëzakonisht sekrete, sepse Gjermania në kulmin e forcës së saj, nuk mund të pranonte se në një vend sado të vogël u pranua një marrevshje e tille e heshtur. Ky qëndrim ndoshta ka nevojë të shpjegohet. Këtu do të shtoja që shqiptarët nuk janë engjëj. Shqiptarët i kanë njohur sëmundjet e kohës. Ata janë një popull me temperament, disa herë të ashpër. Nuk janë ndonjë popull që falin cdo  gjë dhe nuk diskriminojnë askënd. Shqiptarët dinë të jenë dhe racistë të verbër. Si në rastin kundër romëve apo egjiptianëve. Pyetja se a mund të ketë racizëm me arsye është nga më të vështirat. Kurse racizëm me një farë arsye që unë quaj racizmin kundër një pushtuesi është tjetër gjë. Kam menduar se racizmi kundër një pushtuesi është një formë qëndrese jo fort e fisme sepse është racizëm gjithsesi. Por  këtu duhet gjendur një emër tjetër. Gjuhët nuk e kanë gjetur këtë lloj fjale. Kur ti je racist ndaj një perandorie që të shtyp ditë e natë, me krejt peshën, ushtrinë dhe me hijen e saj të rëndë dhe ti guxon ta përcmosh madje në mënyrë raciste mendoj se nuk është thjesht racizëm. Ka pasur raste që ky racizëm ka qenë jashtëzakonisht i fortë te shqiptarët kundër osmanëve. Ka qenë racizëm në elita, ka qenë racizëm në popull. Ka qenë për një periudhe paradoksalisht kundër italianëve në fillim të shek. 20 kur pati konflikte Italia me Shqipërinë kurse tani ka mjaft raste kur janë italianet racistë me ne. Ka njohur racizmin, kombi shqiptar kundër fqinjëve të tij, si përgjigje kundër racizmit të tyre. Është formë jo e lakmueshme por kështu ka qenë. Ky popull pra, i njeh të gjitha ato që quhen sëmundje të shoqërive të kombeve, të shteteve dhe në këtë sfond, qëndrimi i tij luajal ndaj hebrenjve merr edhe një kuptim më të thelle, edhe me të ndërgjegjshëm. Do të shtoja në fund se ky ndërgjegjësim ka kaluar në artin dhe letërsinë shqipe. Një nga dramat e para te saj, « Izraelitë dhe filistine », është shkruar një shekull më parë, nga peshkopi i Shqipërisë Fan Noli, përpara se të bëhej kryeministër dhe shkrimtar i madh i saj.

ISMAIL KADARE

Tiranë, 2018″.

Gjithashtu ajo ka shkruar se cfarë nënkupton ky libër dhe ku synon të hedhë dritë:

Dy fjalë

Libri me titull “Hebrenjtë në Shqipëri”, që po paraqesim për lexuesin është fryt i një punë disa vjeçare kërkimore dhe shkencore. Hebrenjtë në Shqipëri janë një komuniteti jo pak i rëndësishëm në mjedisin shqiptar, një mjedis harmonik në lidhje sa i përket minoriteteve. Teza vjen si një studim i mirëfilltë shkencor, larg miteve të ngritura deri më tani për arsyet e shpëtimit dhe mbrojtjes së hebrenjve prej rrezikut shfarosës gjatë udhëve të historisë, me theks të veçantë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Punimi synon të hedhë dritë mbi ekzistencën e këtij komuniteti dhe arsyet e bashkëjetesës së harmonishme me shqiptarët. Qytetarë nga e gjithë Europa me shtetësi të ndryshme, por që i përkisnin kombësisë hebraike gjetën shpëtim e mbrojtje në Shqipëri, duke e parë atë si një rast “sui generis” në mes gjithë atij kontinenti që  kërcënohej prej terrorit nazist. Vlerësimi i sfidave me të cilat Shqipëria u përball në një prej periudhave më të vështira që hebrenjtë e huaj dhe ata vendas po kalonin në Europë (1933-1944), përbëjnë bazën analitike dhe kërkimore të këtij studimi. Fokusimi në marrëdhëniet e tyre me autoritetet vendore/ lokale dhe popullin shqiptar zë peshën më të madhe në studim, për vetë rolin që këto të fundit luajtën në shpëtimin e tyre ndaj rrezikut shfarosës nazist.

 

Në fokus të tij, ky punim ka pasur 5 cështje për t’u trajtuar, në pesë kapituj të ndryshëm. Pjesë e punimit janë edhe parathënia, hyrja, konkluzionet dhe bibliografia. Studimi është ndërtuar kronologjikisht mbi dy fazat më të rëndësishme historike dhe me ndikim të dukshëm në historinë e këtij komuniteti: faza e parë ka të bëjë me periudhën e Mbretërisë Shqiptare, për të vijuar me atë të Luftës së Dytë Botërore. Në tërësinë e tij punimi synon t’u japë përgjigje disa pyetjeve. Përse hebrenjtë iu drejtuan Shqipërisë, sapo u shpall doktrina famëkeqe “Final Solution”? Çfarë mundësish ofroi Mbreti shqiptar Ahmet Zogu dhe autoritetet qeverisëse të vendit ndaj tyre? Si vijoi ardhja e hebrenjve gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe përse ajo ndoqi një politikë survejimi dhe jo ndëshkimi ndaj tyre? Cili ishte qëndrimi i qeverive kolaboracioniste ndaj hebrenjve të rrezikuar që erdhën prej Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë e Maqedonisë? Si ishte sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve, kur vendi u pushtua nga Gjermania? Cilat janë veçoritë dalluese të Shqipërisë në raport me vendet e tjera, që i dorëzuan autoriteteve pushtuese gjermane listat me hebrenj? Përse me hebrenjtë e Shqipërisë në kushtet e një terrori të pashembullt në vendet europiane u ruajt një sjellje shembullore dhe rasti Shqipëri u shënjua si një ndër rastet më të paprecedent në historinë e popullit që kërcënohej për zhdukje masive? Çfarë ndodhi me ta gjatë luftës dhe pas saj?

Hebrenjtë në Shqipëri në vitet 1933-1946, është një çështje sa e studiuar, po aq edhe e pathelluar. Shënime të përzgjedhura mbi këtë komunitet gjenden në librin “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj”, një libër me kërkime të mëhershme mbi këtë komunitet, të studiuesit Apostol Kotani. Kërkimet e tij kanë filluar aty rreth viteve 1968 për shkak të një kërkese që atij iu bë nga autoritetet e kohës. Në fakt, kërkimet e tij mbetën në letër. Ato asnjëherë nuk u botuan derisa ai iu rikthye atyre sërish pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1991. Ky fakt nuk ishte i panjohur, por hapja e arkivave e pasuroi më shumë kërkimin mbi hebrenjtë në Shqipëri. Shumëllojshmëria e të dhënave të tyre ndihmoi shumë në profilizimin e studimeve rreth këtij komuniteti dhe kontributin që ai kish dhënë në shumë procese historike të shqiptarëve. Asgjë prej atyre që shkruhej në librat e historisë apo që thuhej publikisht gjatë viteve të komunizmit, nuk mund të krahasohej me atë që shkruhej në ato dokumente. Përpara syve tanë po shpalosej një faqe tjetër e historisë, krejtësisht e panjohur prej nesh, jo vetëm për fatin e hebrenjve apo të popujve të tjerë, por dhe të vetë shqiptarëve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nga Armand Shkullaku/ Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Publikuar

-

By

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgjidhje, shkrirjen e organizatës dhe rikthimin tek partia politike dhe rregullat normale të funksionimit të saj.

Manipulimi zgjedhor, që doli në dritë pas audiove të Bild, ishte një dëshmi e qartë se mekanizmi elektoral, që deri dje ka qenë shpesh i dëmtuar nga ndërhyrjet e forcave politike, këtë herë ka funksionuar si një skemë e pastër mafioze, që nga drejtimi direkt i kupolës e deri tek shantazhi i votuesve të thjeshtë.

Sigurisht në Shqipëri janë shënuar raste të rënda të dëmtimit të zgjedhjeve, janë rrëmbyer kuti ditën dhe natën, është përdorur Gjykata Kushtetuese për të shpërndarë mandate deputetësh apo KQZ për të zhbërë rezultate si ai zgjedhjeve në Tiranë në vitin 2011. Në të gjitha këto raste, përgjegjësit kanë qenë të shenjuar në sytë e të gjithëve dhe partitë e njollosura e kanë marrë faturën e rëndë mbi vete për këto akte të shëmtuara. Por në asnjë rast, asnjë parti e madhe politike, PD ose PS, nuk kishte shkuar në manipulimin dhe deformimin deri në qelizë të një procesi elektoral.

Angazhimi i kriminelëve jo thjesht si mjet presioni ndaj kundërshtarit por si pjesë e procesit, madje duke arritur edhe të zgjidhen vetë si përfaqësues të popullit; përfshirja direkt e kryeministrit dhe ministrave me lloj- lloj personazhesh që kontrollojnë votën; presioni i neveritshëm për bukën e gojës ndaj nëpunësve që paguhen nga taksat e shqiptarëve, blerja e turpshme e votës së nevojtarëve që qeveria i ka lënë në mjerim; përdorimi i policisë dhe mjeteve shtetërore për të penguar kundërshtarët politikë, etj, nuk janë metoda të një partie politike, qoftë edhe në kohën me të errët të saj, por të një organizate të strukturuar që s’ka lidhje me përgjegjësinë ndaj qytetarëve, por me bindjen e verbër ndaj hierarkisë së pushtetit.

Rilindja prej kohësh e ka asgjesuar Partinë Socialiste. Nuk ka më zgjedhje, nuk ka zëra kundër, nuk ka debat, nuk ka alternativa në përzgjedhjen e kandidatëve dhe përfaqësimi më i lartë politik, siç është qeveria, është katandisur tek disa anonimë, vullnet dhe tekë e kreut të organizatës. Kësisoj organizatës nuk i intereson as cilësia e qeverisjes dhe as përgjegjësia politike para votuesve, por kontrolli i tyre me çdo mjet dhe metodë si e vetmja mundësi për të mbajtur pushtetin.

Kush dëgjon përgjimet e Dibrës, më të drejtë mund të pyesë: ore, po ç’i duhej Edi Ramës me çdo çmim kjo bashki, sa të mobilizonte një strukturë të tërë, nga ministrat e deri te banditët për ta fituar atë? A ia vlente rrisku i një manipulimi të rëndë për Dibrën ndërkohë që kontrollonte thuajse gjithë vendin? Organizata nuk i bën llogaritë në këtë mënyrë, me ndjeshmërinë e një force politike që ka si qëllim të përmirësojë jetën e qytetarëve. Organizata duhet të tregojë forcë, mbi të gjitha në bastionet e kundërshtarit, për ta frikësuar atë, për ta shantazhuar dhe për t’u ngulur në kokë njerëzve se është ajo dhe vetëm ajo që ka në dorë gjithçka, vetë jetën e tyre. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen dhe ta pranojnë si alternativë të vetme. Puna, buka e përdirtshme, arsimi, kujdesi shëndetësor, rruga, uji, e ardhmja e fëmijëve, nuk janë çështje që rregullohen nga qeverisjet e mira dhe alternimi i tyre, por nga vullneti i Padrinos. I atij që komandon organizatën.

Nuk është rastësi që në këto përgjime, por edhe në shumë afera e skandale të tjera, nuk dalin të përfshirë emra socialistësh të vjetër. Nuk del Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Erjon Braçe, etj. Ata janë tek rregullat politikë të luftës me kundërshtarin. Në organizatë veprojnë ata që kapitalin politik e kanë të lidhur me shërbimin ndaj kreut dhe jo ndaj qytetarëve.

Një parti politike do të reagonte ndryshe pas daljes në dritë të këtyre përgjimeve të frikshme. Pavarësisht procedurave ligjore, përgjegjësia politike do të duhej të prevalonte. Figurat e kapura me presh në dorë, nga shefat e policisë e deri tek kandidatët aktualë për kryetarë bashkish do të duhej të pezulloheshin e shkarkoheshin. Akti moral e ç’tensionon situatën dhe i jep mundësi një partie të kërkojë ndjesën e publikut. Organizata nuk vepron kështu, nuk veproi as për Durrësin e nuk do të veprojë as për Dibrën. Akti moral për të është dobësi dhe asaj i duhet të tregojë forcë për të mbajtur në këmbë mekanizmin ekstrapolitik që i garanton pushtetin. Reagimi i vetëm që njeh ajo, është mohimi dhe akuza ndaj kundërshtarit.

Mirëpo kjo mënyrë e qeverisjes dhe e kontrollit të shtetit, që eleminon konkurrencën politike, e çon vendin në përplasje. Nënshtrimi ndaj organizatës nuk mund të zgjasë përjetësisht. Prandaj është koha e përgjegjësisë politike. Rilindja duhet t’i hapë rrugë Partisë Socialiste për të rikthyer normalitetin në vend. Mjafton edhe pohimi i atyre, që i bëjnë fresk qeverisë, se fenomene të tilla kanë ndodhur edhe më parë, për të ndëshkuar ata që po i përsërisin ato. Organizata dështoi në premtimin e saj të madh për të bërë shtet dhe një Shqipëri më të mirë, tani Shqipëria duhet të çlirohet prej saj. Niçet apo keshët nuk janë as Partia Socialiste dhe as vullneti i qytetarëve. Dhe as Dibra nuk është modeli për të mbajtur përjetësisht pushtetin. Sa më parë të kuptohet kjo, aq më shumë do të largohet konflikti për t’i lënë vend politikës./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gaz Demi: Gegën e dija se kishte ikur në Amerikë, ja kush do ia bëjë stadiumin Kukësit

Publikuar

-

By

Presidenti i Partizani, Gazmend Demi, në një intervistë për ‘Report TV’ ka folur për shumë tema që prekin klubin e kuq. Numri 1 i kryeqytetasve sqaroi largimin e trajnerit Gega si dhe thumboi presidentin e Kukësit Safet Gjici për ndërtimin e stadiumit të ri.

Trajneri i ri Franco Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama

Falenderoj ju dhe televizionin tuaj për interesimin ndaj Partizanit. Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm pa trajner dhe bëmë disa interesimi. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajner, por drejtori zgjodhi Franco Lerdën, që unë I kam dhënë besimin e plotë. Medojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi patur në aspktin taknik, rregullit dhe disiplinës.

Shorti në Champions me Qarabag, do dëshironit një skuadër tjetër

Kuptohet që Qarabag është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e ‘Champions League’. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm.

Kompleksi i Partizanit. Gjici ka thënë se stadiumi i Kukësit do përfundojë më shpejt

Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt.

Ka ndonjë datë se kur do të rinisin punimet?

Shpresoj shumë që kampionatin ta nisim te ky ministadiumi jonë.

Gega, përse u largua trajneri? Thuhet për arsye personale, por këto ditë ai është parë në Shqipëri.

Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama pa më thënë mua bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega.

Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe I kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka patur vetëm një problem familjar asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua.

Tirana shumë aktive në merkato. Ka marrë dy lojtarë të Partizanit. Mendoni se do ndryshoi historia në derbi? Keni thënë që nuk fitojnë sa të jem unë president

Tani, derbi dihet që është derbi. Unë I pari po gëzohem shumëë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatit shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka patur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prap derbi, të treja rezultat janë brenda, por besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë.

Për merkaton. Flitet se do të afrohet Balaj dhe Ramadani

Në informacionin tim, sepse me këtë punë meret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësor, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinion për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë.

Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësor. Si melo ashtu edhe ish-lojtari jonë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziazt për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Veton Surroi jep alarmin/ Shqipëria po shkon drejt humnerës

Publikuar

-

By

Nga Veton Surroi

Po të ishte Shqipëria ndërmarrje ekonomike me aksione në bursë ndërkombëtare, menaxhmenti i saj do të duhej të mbante mbledhje urgjente e të përhershme alarmi me vetëm një pikë të rendit të ditës: si të ndalet rënia e vlerës së aksioneve?

 Në fillim të këtij viti përllogaritja e “bursës” do të ishte që të mbahej stabiliteti i çmimit, e madje edhe mundësia e hipjes së tij pas marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Tash, në gjysmëvit, Shqipëria shihet me sy dramatikisht ndryshe prej para gjashtë muajsh.

“Menaxhmenti” i vendit, nëse mund të quhet ashtu, ku do të duhej të hynin kryeministri, presidenti dhe opozita, janë në luftë për ta përjashtuar njëri-tjetrin prej funksioneve. Përderisa të vazhdojë kjo luftë, aksionet e vendit do të vazhdojnë të bien me theqafje. Javën e kaluar isha në Berlin dhe nga qarqet e diplomatëve dhe vrojtuesve të Shqipërisë mora vetëm një rrudhje krahësh kur u shtrua Shqipëria. Me dëshpërim të madh dëgjova edhe “Nuk dimë ç’të bëjmë më”.

2.

Ngritja e vlerës së aksioneve të Shqipërisë qe një proces i gjatë e me zigzage, por me një ngritje konstante ç’prej vitit 1997 e këtej. Pra, për njëzet vjet vendi ka pasur evolucion e me dy raste dhe ngritje jashtevolutive. Të parën me anëtarësimin në NATO së bashku me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit të bërë gjatë qeverisjes Berisha, dhe të dytën me energjinë e krijuar kryesisht nga kryeministri Rama për trajtim të veçantë nga Gjermania, që kulmoi me Procesin e Berlinit. Shqipëria kishte mbërritur atë nivel të respektit dhe të afërsisë, madje personale, me liderët evropianë, që nuk e kishte pasur ndonjëherë.

Pse atëherë kjo rënie? Në formulimin më të shkurtër: sepse Shqipëria u largua nga loja në fushë të madhe e me gola të mëdhenj dhe u kthye në lojën me fushë të vogël e gola të vegjël. Brenda gjashtë muajsh kryeministri i vendit bëri së paku tri gabime që nuk përkasin me lojën në fushë të madhe, aty ku e kishte çuar vendin me të drejtë gjatë mandatit të tij të parë. Së pari, vazhdoi të ishte pjesë kryesore e një aventure antievropiane, me idenë e Vuçiqit, të adoptuar nga Thaçi, për këmbim territoresh e popullatash.

Përgjatë tridhjetë vjetëve lëvizjet demokratike shqiptare u kishin rezistuar tundimeve që të marrin përgjegjësinë (pra, fajësinë) për ndryshimin e kufijve dhe shënuan suksesin e çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe pavarësimit të saj nën ombrellën e Perëndimit. Kryeministri i Shqipërisë nuk kishte pse ta identifikonte vendin me një ide humbëse, që në instancë të fundit ka sponsorin në Moskë, me aksione në bursën politike evropiane që kaherë shënojnë vetëm rënie.

Së dyti, shpërfilli opozitën e cila, në çfarëdo interpretimi – si provokim nga gjendja e pashpresë apo si intencë reformuese – ngriti shkallën e konfliktit me pushtetin, me rastin e zgjedhjeve vendore. Tallja me letra të bonsensit letrar mund të krijojë avantazh stilistik, por nuk bënë gjë për të ngritur mundësinë që të arrihet një nivel konsensusi me opozitën që do të garantonte legjitimitetin e zgjedhjeve. Dhe së treti, i vendosi veten e vendin në një pozitë që pothuajse simulon paranojën, gjendjen ku e tërë bota është kundër këtij pushteti.

Në intervistat e debateve të mbrëmjes u bë edhe njëri prej panelistëve. Si i tillë i quante kazan mu ato medie ose edhe ato medie me pronarët e të cilave kishte krijuar afërsi personale që vrojtuesit e jashtëm mund ta quanin edhe varësi. Në origjinalitetin e analizave të “Bar Westit”, të viteve nëntëdhjetë, edhe Zëri i Amerikës do të bëhej kazan. E në mungesë të origjinalitetit gazetarin e “Bildit”, i cili botoi përgjimet tashmë të famshme, e kërcënoi me padi në Gjermani; një veprim që e kishte bërë më herët Hashim Thaçi me senatorin zviceran Dick Marty. Kryeministri do ta fitojë betejën me “Bildin”, po aq sa e fitoi Thaçi me Dick Martyn.

3.

Ashtu si kishte vendi ngritje joevolutive me NATO-n, MSA-në dhe Procesin e Berlinit, rënia e tanishme mund të jetë njëjtë tejpërpjesëtimore. Insistimi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor tashmë tejkalon çështjen e legjitimitetit (të cilin nuk do ta kenë nëse mbahen) dhe u afrohet vijave të kuqe të sigurisë kombëtare.

Nëse mospjesëmarrja e opozitës e cungon legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve, insistimi që të mbahen, me gjithë vullnetin e opozitës (dhe çdekretimit të datës nga ana e presidentit) përbën thirrje për zgjedhje me instrumente të dhunës së shtetit. Policia e shtetit, kështu, shndërrohet në palë dhe zhytja e policisë në anime politike është diçka që shqiptarët e njohin e nuk quhet demokraci. Dhe insistimi i opozitës që zgjedhjet të mbahen atëherë kur kryeministri jep dorëheqje ka forcën e ultimatumit që shpie vetëm në një rrugë: te dhuna.

Vetëbesimi – dhe ndoshta dehja – me zaptimin e dhunshëm të një Këshilli zgjedhor (në Tropojë) nuk duhet të shërbejë si inspirim për akte të mëtejme të ngjashme. Çdo akt i ngjashëm i radhës do të ftojë përgjigjen e dhunshme të pushtetit. Dhe çdo dhunë do të prodhojë më shumë sosh. Shqipëria ka gjasa që në verën e vitit 2019 të jetë vendi i vetëm evropian që nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira me legjitimitet demokratik. Shqipëria ka gjasa që në verën e vitit 2019 të jetë vendi i vetëm evropian ku zgjedhjet prodhojnë viktima njerëzore.

4.

Përgjimet e zbuluara nga “Bild” tregojnë qartazi për keqpërdorimin e pushtetit në një proces zgjedhor, nga shfrytëzimi i policisë së shtetit për të penguar opozitën, përdorimi i administratës publike për kërcënime ndaj arsimtarëve që të japin votën për pushtetin e deri te blerja e votës me para të gatshme, madje me çmimore të njohur (prej 3-5 mijë lekë) që tregon se trajtohet si normale bursa e votës. Dhe përgjimet tregojnë se legjitimiteti demokratik i zgjedhjeve është me pikëpyetje.

Por kjo nuk është e re: kur ishin socialistët në opozitë vënë në pikëpyetje (me dyshime të bazuara) legjitimitetin e zgjedhjeve të fituara nga demokratët. Dhe, këto përgjime nuk duhet të shërbejnë për shkarkim qeverie. Juridikisht, përgjimet duhet të iniciojnë një procedurë gjyqësore që do përcaktojë përgjegjësinë penale të aktorëve të përfshirë. Vetëm atëherë do të krijohen kushtet edhe për përgjegjësitë politike.

E kjo gjë do të kërkojë kohën e vet dhe institucionet që nuk varen nga diktati politik. Ndërkohë, rënia e lirë e Shqipërisë do të kërkojë masa politike. Masa urgjente është që të mblidhet menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Të pajtohet që zgjedhjet do të mbahen kur të merren vesh. Të pajtohen që zgjedhjet duhet të kenë besueshmërinë e ndërsjellë. Dhe se kjo është vetëm njëra prej pikave të një marrëveshjeje që duhet t’i rilegjitimojë demokracinë dhe shtetin./Koha Ditore

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Takimi i populistëve Orban – Salvini

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini vijnë nga dy kampe të ndryshme politike....

Close