LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri zbulon fitimtarët dhe humbësit e Berlinit/ Shigjeton "pleshtat" e politikës 

3 Maj 2019, 08:14, Aktualitet CNA
Ish-ministri zbulon fitimtarët dhe humbësit e Berlinit/ Shigjeton

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar Samitin e mbajtur pak ditë më parë në Berlin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se në Berlin, fituan politikanët, por paguan shqiptarët.

Sipas Manjanit, Samiti i ofroi shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të ?perspektivës europiane?, me të cilën duhet të ngopen.

Ndër të tjera Manjani thekson se ?Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE. Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.?

Manjani nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Cakajn, Spiropalin dhe Baton Haxhiu, të cilët i cilëson si ?pleshta?.

“Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca ?pleshta? si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader…”-shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët.

Politikanët fituan, pa dyshim:
1. Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.
2. Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.
3. Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.
4. Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.

Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë.

Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?

Samiti i ofroi shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të ?perspektivës europiane?, me të cilën duhet të ngopen..??????

Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karierat e tyre politike.

P.S. Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca ?pleshta? si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader…

Lajmet e fundit nga