LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja në Rinas/ Mjekësia ligjore dorëzon aktin e vdekjes së Muratajt

3 Maj 2019, 08:43, Aktualitet CNA
Grabitja në Rinas/ Mjekësia ligjore dorëzon aktin e vdekjes

Mjekësia ligjore ka dorëzuar sot te Krimet e Rënda, akt-ekspertimin e vdekjes së Admir Muratajt, i cili u vra gjatë grabitjes së 9 prillit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas ekspertizës gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Muratajt.

Ditën e djeshme, vajza e Admir Murataj kërkoi nga Prokuroria për Krime të Rënda të hetojnë repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e babait të saj.

Me prokurë të veçantë të vajzës së Admir Muratajt, avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxha, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë Admir Muratajn pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë këtu se ndaj Admir Muratajt rëndojnë akuzat për tri grabitje 2015-2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që trasportonin para drejt Rinasit.

Lajmet e fundit nga