LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ditmir Bushati përgënjeshtron takimin në Rogner

3 Maj 2019, 13:32, Aktualitet CNA
Ditmir Bushati përgënjeshtron takimin në Rogner

Ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi platformën me 10 pika të qeverisë tranzitore.

Platforma e Bashës është bërë temë diskutimi në emisionin ?360 Gradë? në Ora News, ku u hodhën zëra se kryeministri i qeverisë tranzitore është propozuar të jetë ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në emision u fol për një takim të Ditmir Bushatit me kreun e partisë Republikanë Fatmir Mediu  dhe ambasadorin e OSBE-së, Borchardt në ambjentet e hotel Rogner.

Por, deputeti socialist, Ditmir Bushati, në një prononcim për CNA.al, e ka përgënjeshtruar këtë takim.

Bushati tha se qeveritë nuk bëhen me mendjen e gazetarëve.

Ai pranoi se ka takuar ish-sekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanovic, por theksoi se nuk është takuar me Fatmir Mediun.

?Po pse me mendjen e gazetarëve bëhen qeveritë?. Nuk jam takuar me Fatmir Mediun. Në Rogner jam takuar me ish-sekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanovic.?-tha Ditmir Bushati për CNA.al.

Takimi ne Rogner/Gazetari zbulon kryeministrin e qeverise tranzitore

Lajmet e fundit nga