LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut dekorohet me medaljen e Republikës së re (Foto)

3 Maj 2019, 17:52, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut dekorohet me medaljen e Republikës së re (Foto)

Klevis Balliu, ish deputeti i listës Basha dhe çuni i Fahri Balliut, ish gazetarit pararoj të “Zërit të Popullit”, organ i Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, aktualisht  këshilltar qafëpërulur i shefit të opozitës, është i pari që pritet të mbajë varur medaljen me medaljen e lartë të Republikës së re “Lulzim Basha”.

Akordimi i këtij titulli Balliut të ri Klevis i është dhenë pasi del të jetë më i shquari nga të gjithë protagonistët drejtues të listës Basha të përfshirë në organizimin e protestave antiRama kryeministër.

Nga gjithë kandidaturat e propozuara Komisioni vlerësues për akordimin e këtij titulli të lartë brendapartiak ka konstatuar se Klevis Fahri Balliu ka kryesuar dhe udhëhequr më shumë se 180 protesta të banorëve të Astirit, duke mos munguar as edhe njëherë, madje duke punuar me orar të tejzgjatur.

Dhe për më tepër del të ketë qenë i supershquar edhe nga Ervin Salianji, kandidat rival i tij për marrjen e të njejtit medalje, veçanërisht në numrin dhe cilësinë e sharrjeve e fyerjeve të adresuara armikut Edi Rama.

Megjithse disa anëtarë të Komisionit janë shprehur skeptik lidhur me meritimin e urdhërit të lartë “Lulzim Basha”, duke e lidhur pjesëmarrjen e Balliut të ri me djegien e mandatit të deputetit dhe shfrytëzimin e protestës si mjet për të shtyrë kohën, kjo është hedhur poshtë nga shumica.

Sikurse është hedhur poshtë edhe pretendimi i dytë i parashtruar nga komisionerët kundër, të cilët si argument  kundërshtues paraqitën qënien e babait të Klevisit, pra Fahriut, bythëlëpirës i ish rregjimit dikaktorial komunist, nga i cili ka qenë i dekoruar me medaljen e lartë “Penda e Palloit të kuq”. Por dhe i përfshirë në lëvizjen e ndryshimit të sistemit si njëri i listës së Ramiz Alisë, udhëheqësit të fundit komunist, që zvendësoi Enver Hoxhën.

Duke qenë se vlerësuesit qenë të ndarë në “pro” dhe “kundër” dekorimit të Klevis Fahri Balliut, propozimet u hodhë në votim të hapur dhe, në përfundim, çuni i Fahros fitoi të drejtën që në ditët e ardhme të mbaj të varur në qafë medaljen me fytyrën e Lulzim Bashës,  kryeministrit të Republikës së Re, që pritet të themelohet sapo ushtria e Klevis Fahri Balliut të kthejë me rrota përpjetë karrocën e qeverisë Rama 2. / CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: Deputeti mandadjegur, Klevis Balliu: Përpara për Republikën e Re!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: Kryeministri i Republikës së Re dhe ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: At e bir, Fahri dhe Klevis Balliu Junion.

Lajmet e fundit nga