Connect with Us

Sulmi kundër sindikatave/ KSSH: Ben Blushi në shërbim të qeverisë

Aktualitet

Sulmi kundër sindikatave/ KSSH: Ben Blushi në shërbim të qeverisë

Publikuar

-

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj ka reaguar pas dokumentarit të mbrëmshëm në Top Story, ku ndër të tjera thuhet se sindikatat kanë vjedhur pronat e punëtorëve.

Në një deklaratë për mediat, Nikollaj shprehet se drejtori i Top Channel, Ben Blushi po bën shërbimin e radhës, ndaj qeverisë.

Sipas tij, KSSH ka qene dhe mbetet nje sindikate ne mbrojtje dhe ne perfaqesim te te drejtave te punetoreve shqiptar.

“Blushi po kryen sherbimin e radhes karshi qeverise,por me e pakta gazetaret duhet te tregojne pak integritet profesional se te flasim per moral eshte e tepert.
KSSH ka qene dhe mbetet nje sindikate ne mbrojtje dhe ne perfaqesim te te drejtave te punetoreve shqiptar.(punemarresve).
Ne lidhje me aktivitetin sindikal dhe varsine politike,me mire se kushdo gjykon dhe vendos antarsia e saj.”-thuhet ndër të tjera në reagimin e KSSH.

Deklarta e plotë:

Top Story kishte bere sot reportazhin e radhes, ku na tregoi se sindikatat jane e keqja e ketij vendi,aq sa lufta e ketyre te fundit po pengon dhe hapjen e negociatave dhe rrezikon te fuse vendin ne lufte civile. Blushi po kryen sherbimin e radhes karshi qeverise,por me e pakta gazetaret duhet te tregojne pak integritet profesional se te flasim per moral eshte e tepert.
KSSH ka qene dhe mbetet nje sindikate ne mbrojtje dhe ne perfaqesim te te drejtave te punetoreve shqiptar.(punemarresve).
Ne lidhje me aktivitetin sindikal dhe varsine politike,me mire se kushdo gjykon dhe vendos antarsia e saj.

Ne lidhje me pronat te cilat i ka marre konform ligjeve ne fuqi ato menaxhohen e administrohen teresisht konform ligjit ne funksion te levizjes sindikale.

Gjithshka transparente e deklaruar ne tatim-taksa,sigurime shoqerore etj.

Te gjitha objektet jane mirembajtur,jane riparuar dhe sjelle ne eficence.

Jane te hipotekuara e regjistruara konform ligjit ne hipoteke,perjashtuar seline qendrore qe kemi  7 vite sorollatje neper zyra dhe zvarritje nga miqte e z.Lame qe kane ndertuar pa leje dhe pretendojne ta legalizojne,por edhe kjo nuk do ndodhi kurre.

LEXO EDHE:  Blushi: Parlamenti i memecëve me muskuj, gjuhën në xhep dhe paratë në gojë!

Ndersa sa per ish Dejtoreshen e Administrimit Prones Publike qe paska pasur veshtiresi ne inventarizim ne disponojme nje dosje te plote per kete drejtori qe se bashku me ish.drejtorin antikorrupsion prane K/Ministrit qe fatmiresisht tani kane djegur dhe mandatet, kane favorizuar tjetersimin e 6 godinave dhe truallit 4.1ha ne Shengjin si dhe te 6 objekteve social kulturore tek klientet e tyre te pushtetit vendor.

Kete dosje pas vetingut do ta ridergojme ne organet e reja te drejtesise.

Prej 5 vitesh veprimtaria ekonomike ne KSSH eshte e ndare nga aktiviteti sindikal juridikisht dhe financiarisht,sic anetarsia e KSSH-se e din mire ,une personalisht jam Presidenti i KSSH-se dhe jo Pronari i KSSH-se.

Organizata jone nuk eshte agjensi turistike qe menaxhon pushime punonjesish, por organizate shoqerore qe ushtrojme aktivitet publik ne mbrojtje e perfaqesim te interesave social-ekonomike te punonjesve.

U gezuam qe qenkemi pronare te “Resortit Tropikal” ne Durres,por me pergjegjesi e them qe jo vetem une apo strukturat drejtuese por edhe nje anetar i vetem nuk e ka shkelur as nuk e ka idene kush eshte e ku eshte ky resort.

Jemi te hapur per te bere gjithshka transparente para kujdo te interesuari perfshi edhe gazetaret e Top-Chanel, te cilet i ftojme te jene me te sakte per cfare informojne publikun.
Shoqeria jone eshte ngopur me skupe dhe fake- news, prandaj luftoni se pari per integritetin tuaj,per rrogat tuaja e sigurimet tuaja ndaj punedhenesve tuaj.

Skandal/ Sindikatat kanë vjedhur pronat e punëtorëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përgjimet e antimafias/ Hoxha tregon sektorët kryesorë ku pastrohen paratë e krimit

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Hoxha/ Një përgjigje e detyruar dhe historia e kasetës së 21 janarit, për të cilën Bolino gënjeu dje paturpësisht!

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me përgjimet e antimafias italiane ndërsa thekson se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut.

Sipas Hoxhës, deri në 25 prill do të shomim më shumë se 1/8 e këtij ajsbergu.

“Ajo që ne shohim është që nuk ka asnjë gjë ndryshe nga ajo që ndodh përditë me korrupsionin në Shqipëri. Të gjithë në bisedat e tyre tregojnë atë që ne e dime se cfarë ndodh në Shqipëri. Sot sektori kryesor që pastrohen paratë e krimit është turizmi dhe energjitika. Skema është e njëjtë, eshte pika e kontaktit, sekseri dhe sekseri shkon tek ai lart. Zyrtarët nuk i shpëton dot mjegullnaja që po i hedhin njeri tjetrit”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, zyrtarët e lartë të vendit janë në dijeni se cfarë ndodh dhe dinë gjithcka për njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Përgjigja për Metën/ Tedi Blushi “i nxjerr bojën” Xhaçkës

LEXO EDHE:  Olta Xhaçka: Ben Blushi është ekstremist

“Këta janë në dijeni se cfarë po ndodh, Balla e di se kë ka mik Basha, Veliaj e di që Meta është aty e kështu me radhë.
Jemi aty te ajo tryeza ku këta i dinë të gjitha për njëri tjetrin e kur iu plas ndonjë shashkë mundohen ta sfumojnë”, tha më tej Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Publikuar

-

Nga

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet Shqipërisë. Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni.

Por nuk ka asnjë siguri që ai të mos e ketë përhapur në Kosovë duke u bërë personi ‘zero’ për ta përhapur në të gjithë hapësirën shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Sllovenisë Janesh Jansha, i cili u shpreh se shqiptari i Kosovës e ka sjellë infeksionin nga Belgjika. Autoritetet belge u informuan për këtë rast.

“Pacienti përdori një test negativ për të hyrë në Slloveni, megjithëse ai kishte një provë tjetër që ishte pozitive, kështu që ai tani vendoset në izolim dhe kontaktet e tij të mundshme po kontrollohen”, tha Jansha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.

LEXO EDHE:  Ben Blushi provokon “dashurinë” e Frangajt për Blendi Fevziun

LEXO EDHE:  Topi i Blushit/ Dragobia dhe Balla si kauza publike

Për shkak të mundësisë që në Slloveni të ketë një numër më të madh të të ashtuquajturve virusi anglez i koronavirusit, qeveria sllovene do të rishikojë vendimet mbi lehtësimin e masave antiepidemi javën e ardhshme, njoftoi Jansha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Komisioni i Ligjeve i hap rrugën punimeve

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Komisioni i Ligjeve i hap rrugën punimeve

Komisioni i Ligjeve ka votuar ditën e sotme projktligjin për nisjen e punimeve për Spitalin e Fierit, pavarësisht se akoma nuk ështe arritur marrëveshja me banorët për shpronësimet.

Ky spital është financuar nga President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë banorët që preken nga ky ndërtim akoma nuk kanë rënë dakord me çmimin e shpronësimit.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka theksuar se shpronësimi nuk vihet në diskutim dhe ka shtuar se banorët do të përfitojnë shumë pasi ky spital do të ndërtohet.

LEXO EDHE:  Olta Xhaçka: Ben Blushi është ekstremist

LEXO EDHE:  Blushi “dhëmb për dhëmb” me Dvoranin/ Bllokimi i KED, alibi e neveritshme

Ndërtimi i këtij spitali iu premtuar Ramës gjatë vizitës zyrtare në Turqi pak kohë më parë dhe pritet të jetë gati përpara zgjedhjeve të 25 prillit, sipas kryeministrit Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE