LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët janë dembelë, e kanë në gjak/ Kristo i kundërpërgjigjet Hilës

2 Maj 2019, 07:04, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Erion Kristo ka debatuar me moderatorin e emisionit ?Arena?, Dritan Hila, pasi ky i fundit tha se shqiptarët janë dembelë dhe kjo është pasuar nga koha otomane.

Por, Kristo i është përgjigjur, duke u shprehur se po të njëjtët shqiptarë në botë nuk qenkan dembelë. Sipas tij shqiptarëve iu mungon motivimi.

Kristo: Shohim të rinj që grinden për hic mos gjë dhe janë të gatshëm ti nxjerrin sytë njeri-tjetrit, për muhabete kot. Por nuk ndodh kurrë që të kemi këtë nivelin e solidaritetit njerëzor përballë të keqes, përballë sëmundjes, përballë pamundësisë. Ka një stepie të studentëve. Të gjithë tonë sa lek do fitoj unë nga kjo gjë.  Janë bërë kapitalistë të paparë. 

Hila: Janë dembelë. Shqiptarët e kanë në gjak dembelizmin që nga koha automane.

Kristo: Po të njëjtët shqiptarë në botë nuk qenkan dembelë. Shqiptarët në botë nuk janë dembelë në politikë sepse po konkurojnë në Evropë. Është çështja e motivimit.

Lajmet e fundit nga