Connect with Us

Qeveria tranzitore/ Lubonja: Platforma e Bashës jo e besueshme

Aktualitet

Qeveria tranzitore/ Lubonja: Platforma e Bashës jo e besueshme

Publikuar

-

fatos lubonja kemi qeveri gangstere

Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth platformës së qeverisë tranzitore të prezantuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme.

Sipas Lubonjës, platforma e Bashës është e paqartë dhe jo e besueshme.

Lubon ja ka ngritur pyetjet se kush do tia japë pushtetin kësaj qeverie tranzitore dhe sido zgjidhet kjo qeveri.

Pushteti i kësaj qeverie tranzitore. Kush do t’ja japë pushtetin kësaj qeverie? Si do zgjidhet kjo qeveri, e keni menduar ju?

Nëse do bësh një projekt, do ti thuash popullit, si do zgjidhet kjo qeveri. Ku e shoh problemin? Kontradikta e parë. Thuhet goditje me tolerancë zero për strukturat kriminale që blejnë vota. Kjo do të thotë, një pushtet i madh shumë, që ti të godasësh me tolerancë zero këto struktura.

Po prit zotëri, se goditjen e bën drejtësia dhe drejtësinë e ke të kapur. Kjo qeveria tranzitore, ose është revolucionare që e merr pushtetin me dhunë dhe dënon në emër të popullit, ose nëse ndërtojmë demokraci, kjo qeveri duhet menduar si do të jetë e paanshme.

Kësaj qeverie i duhet dhënë kohë, nuk bëhet dot kaq shpejt. Kontradita është se ju e doni këtë qeveri si instrument për të ardhur në pushtet, por nuk doni t’i jepni pushtet kësaj qeverie.

Ideja është të hiqet partitokracia në Shqipëri. Ajo që ndjej unë këtu, është që kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme. Duket sikur thoni, ta marr njëherë unë pushtetin pastaj shohim. Me këtë dokument, nuk më bind”,-tha Lubonja në studion e “Të Paekspozuarit”./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. pll Dega vore

    2 Maj, 2019 at 10:30 pm

    Populli shqiptar kërkon arrestimin e kryekriminelit Sali Berisha dhe grupit të tij të krimit të organizuar.
    Sali Berisha është një vrases kriminel dhe tradhëtar i kombit shqiptar Etnik.

    Tani ky superkriminel kerkon ti vendos zjarrin gjithe shqiperise si ne vitin 1997.

    Në Shipëri nga viti 1992-2019 i dëgjeneruari-poli-agjenti i komunizmit-sllavo-lindor Sali Rankomilloshovici.
    Ai ka vrare persona te pafajshem, ai shkatrroj arsimin, ai shkatrroj shendetesin e shtetin ligjor dhe çdo gje.
    Tani ky superkriminel kerkon ti vendos zjarrin gjithe shqiperise si ne vitin 1997.
    Sali Berisha është një vrases kriminel dhe tradhëtar i kombit shqiptar Etnik.
    Lavdi per dëshmorët e demokracisë që u dënuan me vdekje për agjitacion e propogandë nga diktatura komuniste!
    Sepse këta dëshmor të vrarë nga rregjimi kriminal, janë herojt dhe historia e vërtetë e kombit tonë.
    Respekt për gjithë të burgosurit politik dhe personat e përndjekur nga shtei i diktatorve hoxha-berisha nga viti 1944-2019!
    Sepse këta kundërshtar janë forca e rezistencës kundër shtetit kriminal policor enverjan-berishjan.
    Sali Berisha dhe organizata e krimit tij nga viti 1992-2019, kjo bandë krimi e organizuar e komunizmit, kishte projektuar zhdukjen të gjitha gjurmëve kriminale të bëra nga diktatura komuniste.

    Krimineli-vrasës-hajdut Sali Berish është një komunist-antidemokratik në Shqipëri dhe me ndikim për gjithë Ballkanin.

    Marshalli i komunizmit Sali Berisha me organin e korruptuar të drejtesise nga viti 1992-2019, ai ka mbuluar dhe ka fhehur të gjitha krimet e rënda dhe kriminelet e diktaturës komuniste nga viti 1944-2019.

    Po marshalli i komunizmit Sali Berisha edhe në 2019 përsëri me partitë fallso- fantazmo të kualicionit të tij familjar, ai kërkon të pengoj reformat në drejtësi, ai kërkon të destabilizoj gjithë Shqipërinë.

    Marshalli i komunizmit Sali Berisha me ish kriminelet e diktaturës dhe me ish spiunët antikombëtar, ai nga viti 1992-2019 ka formuar në Shqipëri shtetin e terrorizmit-kriminal-policor-berishjan.

    Pa u zbardhur krimet e rënda të bëra nga diktatura komuniste nuk ka liri dhe përparim demokratik në Shqipëri.

    Me datë 29 prillë, të vitit mallkuar 1997 Në tunelet e Qafshtames humbën jetën Dhjetra.
    Tragjedi e shkaktuar nga rregjimi kriminal Sali Bersha.

    https://www.facebook.com/NostalgjiMatjane/videos/2323783580978470/

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE