LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prostesta dhe raportimet gjysmake…..

2 Maj 2019, 16:50, Aktualitet CNA
Prostesta dhe raportimet gjysmake…..

Nga Lutfi Dervishi

– Gazetarët e terrenit kanë punën më të vështirë në raportimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve dhe përgjithësisht bëjnë një punë të shkëlqyer.

Por disa raportime janë vërtet bezdisëse: raportojnë atë që e shohin të gjithë përmes ekranit: ?Jemi këtu, rruga është bllokuar. Bllokimi ka fillluar në këtë orë dhe do të vijojë deri në këtë orë. Sipas liderit? lideri tha?.Ai nënvizoi. Ajo theksoi etj etj.?

Në kushtet kur vetë liderët dhe partitë raportojnë live përmes Facebook- detyra e gazetarëve profesionistë është të sfidojnë liderët ? raportues dhe gazetarët -qytetarë.

Një raportim i plotë duhet të përfshijë edhe pjesën e padukshme të ajsbergut, atë që nuk e shohim me sy, atë që nuk e dimë dhe atë që nuk mund të dimë.

1.Qëllimi i protestës- protestë paqësore apo e dhunshme? Parrullat?

2.Raporton për protestuesit. Sa janë? Nga kanë ardhur? Mosha? Gjinia? ?Humori?

3.Liderët e protestës? Çfarë deklarojnë?

4.Ndikimi i protestës tek të tjerët?

5.Incidentet e mundshme?

6.Qëndrimi i policisë? S(a) është prezente? Këndvështrimi ligjor?

7.Konteksti i ngjarjes?kalimi nga ajo që sheh me sy tek ?big picture?

8.Sfondi i informacionit: çfarë ka ndodhur më përpara?

9.Reagimet e ?palës tjetër??

10.Duke parë më përpara: çfarë do të ndodhë?

11.Puna parapërgatitore: vox pop, opinione të banorëve të zonës, udhëtarëve para se të nisë protesta.

Raportimi i cekët është thjesht propaganda, ose me një fjalë është: qokë!

Një raportim profesionist e sfidon Facebook-un e liderit dhe të partisë!

Lajmet e fundit nga