Connect with Us

Opozita përshkallëzon protestën/ Sot bllokohen rrugët në 12 qarqe

Aktualitet

Opozita përshkallëzon protestën/ Sot bllokohen rrugët në 12 qarqe

Publikuar

-

Në vijim të aksionit opozitar dhe vendimit për të përshkallëzuar protestat kundër qeverisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë bëri të ditur se sot do të bllokohen rrugët në 12 qarqe të vendit, ku qarkullimi do të paralizohet 2 orë.

Pas një takimi që zhvilloi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat, Basha tha se bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 18:00.

Nga ana tjetër opozita përveç bllokimit të rrugëve në 12 qarqe të vendit, që është njoftuar në nisë në orën 18:00, paradite ka lajmëruar një tjetër aktivitet.

Në orën 11:00 PD do të bëjë prezantimin e detyrave të qeverisë tranzitore, që sipas kësaj force politike synon nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. ”- tha Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  “Shumë shpejt do përfundojnë në pranga”/ Për kë e ka fjalën Braçe?

Në protestën e zhvilluar një javë më parë opozita bllokoi pesë akse kryesore, ndërsa ditën e nesërme revolta e opozitës do të jetë më e zgjeruar.

Mësohet se gjatë protestës do të bllokohen akset e mëposhtme:

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

25 vjetori i gjenocidit të Serbenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës, premisë pajtimi në Bosnjë-Hercegovinë

Publikuar

-

Nga

25 vjetori i genocitit të Serbenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës, premisë pajtimi në Bosnjë-Hercegovinë

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me rastin e ditës përkujtimore 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë tërheq vëmendjen për zbardhjen e mëtejshme të këtij kapitulli.

“Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Steinmeier theksoi, që plagët, që u shkaktuan para 25 vjetësh, nuk janë shëruar ploitësisht. „Për këtë përgjegjëse është edhe retorika e përsëritur, e cila vendos në epiqendër atë çfarë ndan, ndërkohë që duhet të dominonjë vlerat e përbashkëta, ndarja bashkarisht e shqetësimeve dhe problemeve, dëshira për një të ardhme për fëmijët në një Bosnje-Hercegovinë europiane”,  tha ai.

LEXO EDHE:  “Çim Nostradamusi” bën parashikimin dhe kërcënon Ramën

LEXO EDHE:  Video-Opozita protesta në Tiranë/ Nuk do ta besoni çfarë po bën Rama

Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.

Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjtihëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-walter Steinmeier./DW

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

LEXO EDHE:  “Shumë shpejt do përfundojnë në pranga”/ Për kë e ka fjalën Braçe?

LEXO EDHE:  Foto-“Boll na zhvatët”/ Studentët qëllojnë me vezë Ministrinë e Arsimit

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Publikuar

-

Nga

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar me tone mjaft të forta përplasjet e fundit politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nisur nga deklarata e Bashës, sipas të cilit Rama i ka ofruar pazarin që “ti kryeministër, unë president”, Murrizi me ironi shkruan se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para.

“Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine

Njeri president e tjetri kryeminister?

Hajde gallate hajde

Domethene qe shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote?

Prandaj nuk duan listat e hapura?

Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin?

Prandaj ulen si skuthe me njeri tjetrin qe te beje pazarin e radhes ne kurriz te shqiptareve dhe duan ta paraqesin para tyre si marreveshje qe zgjidh ngerçin artificial politik???

Po kur kjo pune qenka me pazar mes njeri tjetrit, atehere pse duhet te kete zgjedhje çdo 4 vjet?

Apo kot per tu hedhur hi syve shqiptareve, per tu bere qejfin nderkombetareve dhe per tu rrahur e vrare militantet e partive neper kutite e votimit per palaćot e politikes?

Po “ shume mire” qenka kjo pune!!!”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai thekson se ndihet i zhgënjyer, pse nuk qenka pranuar pazari.

“Jam “ zhgenjyer” shume pse nuk paskan pranuar?

Po çfarë mund ti ofroj me shume se Kryeminister, kryetarit te opozites nje kryeminister ne detyre?

Po nje Kryeminister ne detyre qe eshte merzitur dhe po i vjen per te vjelle nga pushteti i tepert, çfare mund te behet me shume se Presidemt?

Mesa po kuptoj nga “ rrefimet” e para te “bashkepuntoreve” te pare te drejtesise se re, do jene prishur pazari se nuk ka vend per 2 Kryeministra dhe 2 President

LEXO EDHE:  “Çim Nostradamusi” bën parashikimin dhe kërcënon Ramën

LEXO EDHE:  Këlliçi me qëndrim të prerë/ Në 30 qershor nuk ka zgjedhje

Se keta “ shejtan” nuk jane 2 kapo te vetem te kesaj “ BANDE” politike 30 vjeçare por jane 4 kapo e gjys, dhe 30 lango pas Tyre qe ju duket vetja si gango”-thekson deputeti.

Gjithashtu ai ka edhe një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se “Te nderuar shqiptare!

Sot eshte nje dite e madhe per sejcilin nga ne, per te degjuar fillimin e rrefimeve qe te “ penduarit” do tregojne per te gjitha pazaret e pista qe kane kryer ne kurrizin e shqiptareve

Ishalla jua kane perkthyer mire nderkombetareve deklarimet e dy te “penduareve” te pare te “ bandes” politike 30 vjeçare, qe edhe ata te “ shkrete” te mos “ lodhen” shume per ti “ pajtuar” as neper skutat e pallatit te kongreseve as ne rezidencat e selive diplomatike.

Atehere une “ propozoj” qe te mos behen me votime kot, sepse ka kosto te larte financiare, por “ kapot” te meren vesh me njeri tjetrin dhe te pranojne me “ dhimbje” kete “ sakrifice” te madhe per hater te shqiperise dhe shqipetareve. Njeri president, tjetri kryeminister. Pastaj kur te merziten te bejne
“ rrotaçile” se nuk u be qameti dhe qytetareve tua paraqesin si mender “ rrotacion”. Keshtu besoj qe “kenaqen” te gjitha palet.”

Më tej, ai thekson se “keta “ pentitot” shplodhen duke nderruar karriket me njeri tjetrin pa zgjedhje, dhe populli ben sikur voton çdo 4 vjet dhe Shqiperia ecen “ para” dhe futet ne bBE nga deklaratat pro perendimore dhe emocionale te disa deputeteve qe mbreme “ shpetuan” atdheun, kombin, Shqiperine dhe shqiptaret nga “ puçi” i shtetit qe po behej nga ne “ “tradhetaret” qe kemi kerkuar”.

Sipas Murrizit, hapja e listave është vetëm fillimi, dhe se shqiptarët do të dëgjojnë shumë këto ditë.

“Lista te hapura. Sot eshte vetem fillimi

Ehhhhh sa do degjojne shqiptaret keto dite!!!!

Populli thote: Fija keputet duke u holluar

Zullumi duke u trashur”-përfundon postimin e tij deputeti Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE