LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita bllokon sot rrugët/ Ja si do shpërndahet LSI

2 Maj 2019, 13:01, Aktualitet CNA
Opozita bllokon sot rrugët/ Ja si do shpërndahet LSI

Pasditen e sotme, në orën 18:00, Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të bllokojë akset rrugore kryesore në 12 qarqet e vendit.

Protesta do të fillojë në orën 18:00 dhe për rreth tre orë do të bllokohen pikat  kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.

Ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha do jetë në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, mësohet se kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, do të jetë në Durrës, te rrethrrotullimi i Plepave.

Në Tirane, rrethrrotullimi Shqiponja do të jetë: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.

Në Shkodër: Agron Cela

Në Lezhë: Viktor Tusha

Në Milot: Perparim Spahiu

Në Fier: Kejdi Mehmetaj

Në Elbasan: Edmond Haxhinasto

Korçë:Endrit Braimllari

Lajmet e fundit nga