Connect with Us

Materiali i pa publikuar/ Si dyshonte Enver Hoxha se berberi e spiunonte

Aktualitet

Materiali i pa publikuar/ Si dyshonte Enver Hoxha se berberi e spiunonte

Publikuar

-

Ishte koha kur Enver Hoxha kërkonte të shpallte armiq dhe paranojat për spiunim binin mbi këdo. Kjo bisedë, e papublikuar më parë, mes diktatorit dhe Kadri Hazbiut, tregon se si Hoxha aludonte se dhe berberi mund të spiunonte tek Jugosllavët.

Akuzën se berberi i hotel “Dajtit” bënte spiunazh, Enver Hoxha e lidhte me faktin se ai kishte qenë berberi i Mehmet Shehut. Ky i fundit, kur është zhvilluar kjo bisedë, ishte shpallur “mik” e agjent i jugosllavëve.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: Po, po.

Kadri Hazbiu: Shumë njerëz të tjerë na ngatërrohen atje me berberin.

Enver Hoxha: Shumë njerëz? Mos janë funksionarë të Dajtit?

Kadri Hazbiu: Jo funksionarë të Dajtit, po janë nga ata që kanë frekuentuar hotel Dajtin kerëpashere, si Viktor Kushi, Nesti Nasja, Nedini…

Enver Hoxha: Po nuk mund të dimë ne gjë me saktësi më tej për këta njerëz?

Kadri Hazbiu: Po këta kanë vajtur dhe me Feçorin në hotel Dajti.

Enver Hoxha: Po dhe me Feçorin mund të venin se edhe Feçori ministër ishte. Mejgithatë unë mendoj se më shumë probabilitet ka që rrethi i këtyre njerëzve të jetë një rezidenturë, rezidentura e Feçor Shehur për të marrë kontakte të drejtpërdrejta ose nëpërmjet dikujt tjetër në ambasadën e Jugosllavisë ose të Francës në Tiranë. Feçor Shehu, siç më kanë thënë mua, ka patur një dhomë të veçantë të vetën në Hotel Dajti.

Kadriu Hazbiu: Po ka patur një dhomë ku venin këta njerëz atje për të ndenjur, por edhe për të bërë dreka e darka.

Enver Hoxha: Jo mos e ka pasur sipër këtë dhomë ai, se poshtë te berberi është shumë i hapët ambienti, megjithëse mendoj se ky si berber ishte elementi më i përshtatshëm për të transmetuar mesazhe që venin e vinin, qoftë me gojë, qoftë me shkrim. Me shkrim sidomos kjo ishte një punë shumë më e lëhtë për të, për arsye se kur garsoni duke të shërbyer, të sjell pjatat, ka mundësi të të fusë dhe një kartë ndërmjet tyre dhe asnjë njeri nuk dyshon gjë nga ky veprim.

Kadri Hazbiu: Po, po sikur dhe një kamer televizive të kesh atje, hiç gjë nuk kupton.

Enver Hoxha: Hiç gjë nuk kupton, pastaj kur berberi të rruan  edhe me gojë po t’i flasë, kur s’ke ndonjë manjetofon aty afër që t’ia regjistrosh ç’thotë s’merr vesh gjë. Ka mundësi që dhe dokumente të njëfarë madhësie t’i merrte jugosllavi atje. Berberi një material të tillë mund të vinte midis mjeteve të tij të punës, të cilat në këtë rast mund t’i heqë dhe t’i vejë në çantë dhe tjetri që bashkëpunonte me të, merr çantën e tij, vë brenda çantës së vet materialin që  këmben dhe pasi qethet, e merr tok me çantën. Janë mundësitë praktike për të tilla veprime. Berberi duhet të jetë i lidhur dhe me drejtorin e Dajtit. Drejtorin e Dajtit e kemi njeri të mirë?

****

Enver Hoxha: Berberi i Dajtit erdhi dhe njëherë tek unë, po u thash të që të mos më vijë më të më qethë ky njeri. Vetëm njëherë arriti më erdhi.

LEXO EDHE:  “Rama do qeveris 40 vjet si Enver Hoxha”/ Qytetarët "masakrojnë" Bashën: Tradhtar, nuk je për këtë punë

Kadri Hazbiu: Tani shoku Enver, kur ju ka ardhur t’ju qethë ju është tjetër punë, por kur kam qenë unë ministër ju keni patur tjetër njeri për t’u qeshur.

Enver Hoxha: Po përse më erdhi ky, unë nuk e di arsyen…

Kadri Hazbiu: Dokumentet janë shoku Enver, dhe unë e di se ka qenë caktuar një berber tjetër për ju, që rrinte në klubin e ministrisë. Ne këtë e paguanim bile me një mijë lekë më tepër çdo muaj, se rroga etij në lokalin e ministrisë ishte e ulët, por me qenë se ishte caktuar që ai të përdorej për të qethur shumë shokë të Byrosë Politike, natyrisht kush prej këtyre dëshironte të qethej nga ai, kurse ju ishin një nga ata që jeni qethur me Aliun, Ali e quanin.

Enver Hoxha: Aliu, po, ky ishte. Tani ky ka ikur, më vonë me keni dërguar një tjetër.

Kadri Hazbiu: Më vonë nuk e di se kush iu ka ardhur.

Enver Hoxha: Mua më kanë ardhur gjithsej deri tani katër berberë për të më qethur. Më erdhi fillimisht një berber, në tërë kuptimin e fjalës nuk bënte se i dridhesh dora. Arsyen nuk e di përse, mbase dhe frikë kishte të më qethte apo ishte i impresionuar, këtë se them dot, por u thashë shokëve që ky të mos më vinte më. Pas këtij erdhi Aliu. Ky ishte njeri i mirë, më duket se ishte kosovar. Ku punon ti?- e kam pyetur njëherë. Punoj në klubin e ministrisë së Punëve të Brendshme, mu përgjigj. Qenka njeri i mirë, thashë me vete. Por pas disa vjetësh ai u plak, doli në pension, prandaj në vend të tij më dërguan një tjetër, një të ri, tiranas.

Kadri Hazbiu: Edhe këtë tiranasin, më duket e kam miratuar unë.

Enver Hoxha: Edhe ky ishte njeri i mirë. E pyeta njëherë edhe këtë: ku punon ti, në kub të ministrisë? Unë punoj në klub, mu përgjigj ai, jam në dispozicion dhe shkoj kur më kërkojnë. Po mirë i thash unë, shumë mirë.

Kadri Hazbiu: Ky punonte në një nga berberhanet e qytetit.

Enver Hoxha: E di unë edhe këtë, se ishte dërguar nga sigurimi të më qethte. Ishte njeri i mirë. Nganjëherë e pyesja si është tregu, ka zarzavate a s’ka zarzavate, ka vezë, si është furnizimi me bulmet dhe ai m’i thoshte të gjitha. Pas ca kohësh me erdhi një ditë ky miku.

Kadri Hazbiu: Këtë se di unë. Po, nejse, xhanëm ky s’është dyshuar atëherë për njeri të keq dhe mund të vinte.

Enver Hoxha: Jo, po e mbante për të qethur dhe Mehmeti, ishte berberi i tij, prandaj në çantë ku fuste veglat ku vente e rruante këtë “mik” agjent të jugosllavëve, me siguri që fuste atje çdo gjë që i jepte Mehmeti ose ky i sillte Mehmetit./ Opinion.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-RENEA zbarkon në Kukës/ Operacioni “Vila”, një i arrestuar

Publikuar

-

Nga

Vrasje mafioze e Velajt/ Forcat RENEA zbarkojnë në Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Operacioni u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arrestohet në flagrancë një nga organizatorët, si dhe shpallet në kërkim shtetasi që kishte vënë në dispozicion lokalin e marrë me qira, për ta përdorur për lojëra fati, shpërndarje e përdorim të drogave të forta.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 7 shtetas, për moskallëzim krimi.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

Në funksion të procedimit penal të nisur më parë për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, nisur edhe nga informacionet e marra se personat organizatorë mund të ishin të armatosur dhe rrezikohej jeta e punonjësve të Policisë në operacion, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Vila”.



 Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. E., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Gjithashtu u proceduan penalisht për moskallëzim krimi, edhe 7 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën duke luajtur lojra fati në lokalin e marrë me qera nga shtetasi i shpallur në kërkim F. E., i cili e kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të drogave të forta dhe ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit.

 Gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash.

 Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar B. S., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi.

 Operacioni vijon për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në Maratonën e Tiranës,  morën pjesë rreth 2500 atletë, ku garuan në kategoritë Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe  “Ëe too”.

Maratona,  ku 1000 vinin nga e gjithë bot aka përfunduar në mesditë ku janë shpallur edhe fituesit për secilën nga kategoritë.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj



Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Enver Hoxhës tregon pse nuk kishte përmbytje gjatë diktaturës

LEXO EDHE:  Dëshmia e rrallë e përkthyesit/ Si e shoqërova për 12 vite kryekomunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Ramizi dhe…

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  “Rroftë Enveri”/ Ja si u kujtua diktatori në Pezë

LEXO EDHE:  "Rroftë Enveri"/ Ja si u kujtua diktatori në Pezë

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE