LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujdes! APP ka një njoftim të rëndësishëm

2 Maj 2019, 06:24, Aktualitet CNA
Kujdes! APP ka një njoftim të rëndësishëm

Autoriteti i Prokurimit Publik njofton të gjithë operatorët ekonomikë se duke nisur nga data 3 maj, për 24 orë nuk do të jetë funksional sistemi i prokurimit elektronik. Sipas njoftimit, bizneset duhet të jenë në dijeni se në përmbushje të detyrës së tyre, duhet të kufizohen në këtë hark kohor.

?Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se: Për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardëare të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00.?- thuhet në njoftimin e APP-së.

Më tej, Autoriteti i Prokurimit Publik njofton të merrni masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës tuaj në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë offline.

Rritja e aksesit online në fushën e prokurimeve shihet në rritje në 2018, ku dominojnë kryesisht aksese për Autoritetet Kontraktore në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Ndërsa nga llogaritë e Administratorëve të Autoriteteve Kontraktore janë krijuar në total rreth 7387 përdorues të rinj, sipas APP.

Gjithashtu, në sistem rezultojnë rreth 32975 llogari përdoruesi në rolin e njësisë së prokurimit, anëtarët të KVO, audites etj në statusin joaktiv dhe 21928 llogari përdoruesi në rolin e njësisë së prokurimit, anëtarët të KVO, audituesit në statusin aktiv.

APP ka njoftuar më herët, se ka në prioritet gjate vitit 2019 përmirësimin e sistemit të prokurimit elektronik. Përkatësisht, në vijim të ndrysimeve ligjore të parashikuara si dhe duke pasur parasysh rolin e shtuar të APP për monitorimin e kontratave, është e nevojshme të bëhen ndryshime edhe në sistemin elektronik tëprokurimeve me qëllim shtimin e moduleve të reja sa i takon (i) Sistemit Dinamik të Blerjeve dhe (ii) implementimit të kontratës dhe (iii) deklarimit të minikontratave./ Monitor

Lajmet e fundit nga