Connect with Us

Çfarë fshehin gratë pas maskës së tyre?/ Shenjat më misterioze të horoskopit

Life Style

Çfarë fshehin gratë pas maskës së tyre?/ Shenjat më misterioze të horoskopit

Publikuar

-

Gruaja Dash

Gruaja Dash shfaqet si një grua e fortë dhe e pavarur, ndonjëherë dashakeqe dhe agresive. Në të vërtetë, nën maskë është një fëmijë i braktisur, për të cilën nuk kujtohet askush. Kështu, Dashu maskon preokupimet dhe problemet sekrete.

Gruaja Dem

Në dukje, gruaja Dem është një zonjushë e ëmbël, e qetë dhe e ekuilibruar. Por, është vetëm një maskë. Brenda saj ziejnë pasione të vërteta, nga të cilat trembet edhe ajo dhe i fsheh me shumë kujdes. Gratë Dem nuk i shfaqin kurrë ndjenjat e tyre. Për to është më e thjeshtë të presin që furtuna të kalojë vet. Rrezet e trembin.

Gruaja Binjakët

Për shoqërinë, gratë Binjakët kanë një imazh të gruas gjithnjë në humor, moskokëçarëse dhe shpërfillëse. Por kjo është vetëm dukja. Binjakët janë shumë nervoze dhe të trazuara brenda vetes. Binjakët gra kanë shumë probleme të cilat nuk i ndajnë me askënd.

Gruaja Gaforre

Siç dihet mirë, gruaja Gaforre, është ‘nëna e përjetshme’. Kujdeset për të gjithë, i do të gjithë, shqetësohet sinqerisht për të gjithë. Epo, një Nënë Terezë e vërtetë! Por, në të vërtetë, Gaforret gra  reagojnë në këtë mënyrë me një llogari gjakftohtë. Është grua shumë inteligjente dhe nuk bën kurrë diçka pa patur përfitim. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me të.

Gruaja Luan

Imazhi i Luaneshës është ai i një gruaje krenare, të pavarur dhe konkrete. Ecën gjithnjë me kokën lart dhe i sheh të gjithë me një vështrim krenar. Siç mund ta imagjinosh, është vetëm një maskë. Në thellësi të shpirtit, Luanesha është një grijesë e ëmbël dhe e njerëzishme. Duhet të përkëdhelet si një mace, të mbulohet me komplimente, kështu do jetosh i lumtur me të.

Gruaja Virgjëresha

Virgjëresha bën ‘perfekten’. Mendohet të jetë e ndershme dhe direkte, nuk ka nevojë për gjërat që u përkasin të tjerëve. Por nëse i intereson ndonjë mashkull, atëherë më beso, do e fitojë. E nuk ka fare rëndësi nëse ky mashkull është i impenjuar, apo nëse e dashura e tij është pikërisht shoqja e Virgjëreshës! Ja ‘poshtërsia’ nga e cila duhet të frikësohesh.

Gruaja Peshorja

Peshorja jep përshtypjen e një gruaje të sigurtë tek vetja, në një shtëpi ku mbretëron rregulli dhe ekuilibri. Në të vërtetë, është vetëm një maskë. Peshorja është tej mase ‘e rrëshqitshme’. Shpesh justifikohet se rrëmuja që ka është një kaos krijues. Ndërkohë, nuk di si t’i zgjidhë problemet. Shpesh kërkon dikë tjetër që të zgjidhë problemet në vendin e saj.

LEXO EDHE:  Nuk mbahen fare/ Të lindurit e këtyre shenjave shkojnë në shtrat me kë t’i dalë përpara

Gruaja Akrep

 

Gruan Akrep e imagjinojmë të rreptë, të fortë dhe me vullnet. Në të vërtetë është një lepurushe e butë dhe besnike ndaj një burri deri në fund të jetës. Burrat që arrijnë të bëjnë për vete bukurinë e gruas Akrep, janë për t’u uruar. Janë vërtet burra me fat!

Gruaja Shigjetar

Gratë Shigjetar transmetojnë idenë se janë të pavarura dhe krenare, të përgatitura më së miri në të gjitha çështjet jetësore. Por, në fakt është vetëm imazhi i tillë. Është vetëm ëndrra e gruas Shigjetar për të qenë e tillë. Në thellësi, është një zonjushë që qahet gjithnjë dhe preket lehtë, që ankohet për fatin e saj.

Gruaja Bricjap

Duket e qetë, por në të vërtetë është grua kapriçoze dhe kokëfortë. Është gjithnjë e pakënaqur. Për t’i bërë qejfin Bricjapit duhet të bëhesh ‘4 copash’ dhe mbase, as këtë nuk ka për ta vlerësuar. Karakteri i paekuilibruar, shumë shpesh i pengon gratë Bricjap të jetojnë të qeta, por nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë.

Gruaja Ujor

Gruaja Ujor bën gjithçka për t’u konceptuar si femër e lehtë, injorante, ekcentrike. Por, në të vërtetë, është një psikoanaliste e profilit të lartë, që di të lexojë brenda njerëzve. Ujori ka një intuitë shumë të zhvilluar, ndajë është më mirë të mos e mashtrosh, as të qëndrosh pasiv. Në fund të fundit, ajo do zbulojë gjithçka dhe kjo nuk është gjë e mirë. Por, mund të jetë shumë vonë.

Gruaja Peshqit

Dukesh se gruaja Peshk bën pikërisht këtë: syçkat e ëmbla dhe pret që princi i bukur i kaltër ta shpëtojë nga të gjitha problemet. Është e vërtetë, ajo pret princin e kaltër dhe nuk e fsheh një gjë të tillë, por e bën një gjë të tillë, ekskluzivisht me një qëllim të caktuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i fundjavës/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do ju ofrohen. Shpesh nuk i vini re dhe i lini që t’iu ikin. Ndërkohë që kjo është periudha më e mirë për të përfituar nga mundësitë që ju ofrojnë yjet, pasi në muajt në vijim do të mblidhni frytet e asaj që po bëni tani. Sa i takon ndjenjave, ka disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.

Demi

Do të përballeni me disa probleme të sferës sentimentale, ndaj mundohuni që të sqaroni çdo dyshim, pasi gjatë muajit në vijim, gjërat do të komplikohen mjaft. Po ashtu mundohuni që të mbani nën kontroll financat, pasi së fundmi keni shpenzuar shumë.

Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë mjaft e favorshme, e mbushur me entuziazëm dhe që duhet jetuar në çdo moment. Shmangni çdo lloj diskutimi, pasi nuk ia vlen që të shkatërroni një ditë si kjo. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe dashurisë.

Luani

Ju pret një ditë rikuperimi, në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me një sërë shqetësimesh. Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar, dhe do të keni mundësi që të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Ndiheni disi të lodhur, ndaj përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe relaksuar, edhe pse ngarkesat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes ndaj raporteve ndërpersonale dhe shmangni diskutimet.

Peshorja

Duhet të mundoheni të organizoni më mirë kohën tuaj. Po lini pas dore ndjenjat dhe me gjasë nuk do e shihni sa doni njeriun tuaj të zemrës. Gjatë kësaj fundjave janë mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale, ndaj përfitoni që të zgjeroni miqësitë. Në punë do të përballeni edhe me disa probleme.

LEXO EDHE:  Horoskopi 27 Korrik 2016

LEXO EDHE:  Hiqni qelizat e vdekura përmes kosit e vezës

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku më në fund mund të lini pas problemet e ditëve të kaluara. Mundohuni që të udhëtoni, pasi lëvizjet janë mjaft të favorshme. Në dashuri kërkoni më shumë siguri.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës duhet të sqaroni situata. Nëse së fundmi keni pasur probleme në sferën profesionale, tashmë gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për vete dhe për partnerin/en!

Bricjapi

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe në sferën sentimentale, pasi në këtë fazë të muajit, mund të ketë lajme të bukura në dashuri. Kjo gjë do të varet shumë prej teje dhe nga dëshira për të çuar përpara një histori. Kushtet për ta bërë janë të gjitha, duhet vetëm pak më shumë entuziazëm, shkruan noa.al.

Ujori

Do të jeni të detyruar që të punoni pak më shumë lidhur me një projekt tuajin, pasi puna do të jetë e kënaqshme. Do të përballeni me ndonjë problem të vogël financiar, ndaj duhet ta mblidhni dorën për shpenzimet. Gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar pasi stresi nuk do të jetë vetëm psikologjik.

Peshqit

Ju pret një ditë me fat dhe e mbushur me emocione pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Qielli do të jetë i mbushur me fitore dhe kënaqësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj dikujt, i cili për shkak të xhelozisë ndoshta kund të flasë keq pas kurrizit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindjes/ Bashkëshorti i saj i bën urimin e veçantë

Publikuar

-

Ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindje së saj. Dhuratat e para Afërdita i ka marrë që ditën e djeshme nga e motra.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miqtë dhe familjarët e saj por ai që ka tërhequr gjithë vëmendjen është urimi i bashkëshortit të saj Jakub Kindl, i cili shkruan fjalët më të bukura dhe të ndjera për gruan e tij.

LEXO EDHE:  Parashikimi javor nga Meri/ Një surprizë kësaj shenje horoskopi do ja ndryshojë jetën

LEXO EDHE:  Do t’ju lenë pa frymë/ Këto janë vajzat më joshëse të zodiakut

“Gëzuar ditëlindjen për një njeri special i cili po i sjell shumë gëzim zemrës sime. Jam falenderues për çdo moment që kalojmë bashkë dhe shpresoj që lumturia jonë mos të mbarojë asnjëherë”,- ka shkruar sportisti në postimin e tij në ‘Instagram’ së bashku me një galeri fotosh të Afërditës gjatë momenteve më speciale të tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Publikuar

-

Aktori i famshëm, Eddie Murphy, flitet se do të marrë një shumë të madhe parash nga gjiganti i filmave, Netflix.

Sipas TMZ 58 vjeçari do të rikthehet sërish te komeditë dhe po negocion një marrëveshje, e cila vlen rreth 70 milionë dollarë.

Kjo ofertë e majme vjen si pasojë e famës dhe suksesit që ka patur në filmat e mëparshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: