LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Broçkulla, lajthitje dhe dezinformim”/ Rama nuk kursen mediat

2 Maj 2019, 08:23, Aktualitet CNA
“Broçkulla, lajthitje dhe dezinformim”/ Rama nuk kursen

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS pas kthimit nga Samiti i Berlinit foli në lidhje me ndryshime në Kodin Penal.

Rama tha se nisma është e hapur për ndryshime. Por para se të diskutonin mbi ndryshimet në Kodin Penal, Kryeministri në një parantezë të shkurtër foli mbi Samitin e Berlinit.

“Nuk kisha parë kurrë më parë dizinformim, keqinformim dhe keqpërdorim më të madh politik dhe mediatik të një ngjarje politike ndërkombëtare ku kam qenë pjesëmarrës sesa terësia e marrëzive dhe ligësive që e shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë këtë Samit.

Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në BE, nuk ishte as një samit për çështjen e integrimit europian në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE, sepse tema e Samitit ishte bashkëpunimi rajonal dhe një pikë e veçantë ishte dialogu Kosovë-Serbi.

Në të njëtën kohë para Samitit, kancelarja Merkel kishte dy takime bilaterale me kryeministrin Zaev dhe mua ku do të flitej, siç edhe u fol, lidhur me çështjen e negociatave për anëtarsim mes dy vendeve tona dhe BE.

Por si edhe herë të tjera më parë në vigjilje të vendimmarrjes së Gjermanisë qoftë për statusin e vendit kandidat disa vjet më parë, qoftë vjet për çeljen  e negociatave unë nuk shkova në takim për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares. Dihet botërisht që vendimmarja e Gjermanisë kalon nëpërmjet Bundestagut gjerman dhe kancelarja e Gjermanisë nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën aq më tepër pa dalë ende raporti i KE me rekomandimin përkatës.

Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që gjëmuan dhe lajmëruan kobin e zi të mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë duke përhapur ende pa filluar takimi im dhe pa mbaruar as kafet e mirëseardhjes së Samitit broçkulla nga më të hatashmet ishin thjesht një shprehje ekstreme e dëshpërimit të të gjithë atyre që duan të marrin me çdo kusht me vete Shqipërinë në rrugën e theqafjes politike që e kanë zgjedhur vetë. 

Përpjekja ekstreme për tu shitur shqiptarëve kazanin e opozitës të dalë binarësh duke u thënë se negociatat nuk hapen sa të jemi ne në qeveri dhe unë në krye të qeverisë, është e vajtueshme, e shëmtuar, e turpshme. Nuk ka shqiptar të logjikshëm që nuk e kupton që prej disa vitesh vendimmarjet europiane për vendet e rajonit tonë përfshirë edhe Shqipërinë nuk lidhen vetëm me sa bëjmë dhe çfarë bëjmë ne por po aq, madje çdo ditë dhe më shumë, me çfarë ndodh në politikën e brendshme të disa vendeve të kërcënuara nga rritja e partive antieuropiane”, – tha Rama/ CNA.al

Lajmet e fundit nga