Connect with Us

Arsenali fiton ndaj spanjollëve/ Barazim në Frankfurt

Aktualitet

Arsenali fiton ndaj spanjollëve/ Barazim në Frankfurt

Publikuar

-

Sapo janë mbyllur dy ndeshjet e para gjysmëfinale për Europa League. Në Londër, Arsenali ka fituar 3-1 ndaj Valencias. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Diakahby, por “Topçinjtë” përmbysën gjithçka brenda 8 minutave pas dy golave të Lacazette-s.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë pamë një lojë të bukur nga të dy ekipet me shumë raste, por goli i vetëm u shënua në minutat shtesë.

Ishte Aubameyang që shënoi golin e tretë për vendasit dhe këtu përfundoi gjithçka. Arsenali do të udhëtojë në Spanjë me një rezultat të mirë, ku do i mjaftonte për të shkuar në finale dhe një humbje me një gol diferencë.

Në Frankfurt, vendasit e Eintracht barazuan 1-1 me Chelsean. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Jovic kaloi në avantazh gjermanët, por londinezët barazuan në fund të pjesës së parë me Pedron.

Në pjesën e dytë, gjermanët patën disa raste të pastra shënimi, por nuk i finalizuan me sukses. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave. /CNA.al

Aktualitet

“Nën efektin e dopingut”/ Meta i përgjigjet akuzave të Ramës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me tone ironike deklaratave të kryeministrit Rama i cili e konsideroi këtë të fundit si tespijë në duart e Berishës.

I ftuar në emisionin “Tempora” Meta tha se këto janë deklarata të bëra nën efektin e substancave të caktuara.

“Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t’i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që dueht të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual.

Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Keni frikë nga drejtësia që po vjen?”/ Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Një tjetër pyetje e sigletëshme që moderatorja e emisionit “Tempora” i ka adresuar presidentit të Republikës, Ilir Meta, i qenë pjesë e këtij emisioni mbrëmjen e sotme, është edhe nëse ai ka frikë nga drejtësia që po inicion kryeministri Edi Rama, apo “Ramaforma” siç e quajti ai.

“Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi. Para 3 vitesh kjo Kushtetutë është votuar me 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma. Kjo është Kushtetuta origjinale, sepse është firmosur nga unë, menjëherë pas votimit si kryetar i Kuvendit në atë kohë. Frikë nga kjo reformë ka ai që e ktheu në Ramaformë. Do flasim për historinë me peshq dhe peshkaqenë. Peshkaqenët nga atëherë janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikohen të kthehen në titanik pas ca kohësh.  Kështu dëgjuam një histori që sa të ikë Adriatik Llalla do bëhen gjërat serioze. Iku ai, u bë dy vjet. U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëmm nga Rama dhe dy ambasadorët u përqafuan për Kushtetutën që kam unë. Kjo është Kushtetuta që ka bërë komisioni i Venecias”, ka deklaruar presidenti Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Bisha” e Amerikës e pranon publikisht/ “Cristiano Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”

Publikuar

-

Një yll amerikan kundër yllit portugez.

Alex Morgan, kampionia e botës me SHBA-të, ka publikuar një artikull të gazetës “Vice”, që mban titullin: “Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”, duke iu referuar pushimit të çështjes kundër futbollistit të Juventusit, në lidhje me akuzat për përdhunim nga Kathryn Mayorga.

Në artikullin e gazetës “Vice” shpjegohet me të gjitha detajet sesi çështja kundër sulmuesit 34-vjeçar u pushua nga Gjykata në Las Vegas, duke i dhënë të drejtë atij, por që sipas kësaj medie Ronaldo ka paguar para dhe ka arritur të mbyllur të gjithë zërat kundër tij, jo vetëm për këtë rast, që ishte akuza më e rëndë ndaj tij, por edhe për akuza nga femra të tjera.

Futbollistja e publikoi lajmin në profilin e saj në Twitter, duke i vendosur mbishkrimin: “Kjo është gazetari e madhe!”

LEXO TE PLOTE