LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Shërbyesja kap bashkë në dhomë Serhanin dhe Ojan, ja ç’do ndodhë sot

1 Maj 2019, 07:33, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Shërbyesja kap bashkë në dhomë

Tajlan i tregon Pelinit se Oja po fiton shumë prestigj dhe njerëzit e duan. Pelin vendos të afrohet më shumë me Ojan. Merve dhe Serhan darkojnë në restorant. Merve i thotë Serhanit se dyshon tek Oja dhe Tajlan. Serhan bëhet xheloz. Pelin shkon tek Oja dhe i kërkon të takohen më shpesh. Nilaj dhe Ajaz kthehen në shtëpi. Nilaj i tregon Arzus se Burxhu përdori çdo mënyrë për ta bërë për vete. Oja takohet me Edipin por Pelin nuk i ndahet duke i dërguar shpesh mesazhe. Merve i thotë Serhanit të shkojnë me pushime për të kaluar kohë vetëm por ai nuk pranon dhe i lë të kuptojë që ka probleme në punë. Serhan telefonon Ojan por ajo nuk i përgjigjet. Ai shkon në stolin e vjetër dhe i dërgon mesazh Ojas.

Oja vendos të mos shkojë. Merve mëson se Rëza prej një muaji është zhdukur. Ajo e gjen menjëherë të vëllain i cili ndodhet në Itali. Rëza i thotë Merves se ka shkuar në Itali për të pushuar. Merve pyet Rëzain nëse ka ndonjë problem në punë por ai e mohon. Merve shkon tek Pelin dhe mëson se ajo do i bëjë dhuratë Ojas për Vit të Ri. Merve nxehet kur kupton se Oja po ja merr prestigjin. Ajo shkon në mbledhjen e bordit të lagjes në vend të Serhanit. Merve tregon se të gjitha idetë ishin të saj. Ajo fton të gjithë në festën e Vitit të Ri. Mehmet mërzitet pasi ky është i pari Vit i Ri që nuk do festojë me fëmijët. Oja shkon në festën e Merves. Serhan mahnitet kur e sheh. Ai e kap prej krahu dhe e fton në dhomën lart. Serhan i kërkon falje Ojas dhe afrohet për ta puthur. Rashel hap derën e dhomës dhe i gjen bashkë. Serhan shtiret sikur po ndihmonte Ojan.

Lajmet e fundit nga