Qeveria me ndërmend e Lulit/ Si i fitonte Basha ndryshe 16 milionë euro?! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Qeveria me ndërmend e Lulit/ Si i fitonte Basha ndryshe 16 milionë euro?!

Publikuar

-

Lulzim Basha po bëhet shpesh një qesharak me artikulimin politik dhe gënjeshtrat e mufkat që këput çdo ditë.

Pas disa qëndrimeve të tij publike se kryeministri kishte rënë që në 16 shkurt, thërret sërish disa protesta dhe në finale për ta rrëzuar Ramën në 11 maj. Ka rënë apo jo Rama?

Por kjo nuk mjafton, sot Luli tha se Qeveria tranzitore kishte detyra të përcaktuara. Luli paska bëre qeverinë, e paska votuar dhe i ka përcaktuar edhe detyrat. S’ka ngelur gjë tjetër veçse të shpallë veten kryeministër.

Ramën e rrëzon me imagjinatë, qeverinë e ka me ndërmend. Kreu i Republikës së re po bëhet më qesharak se kurrë. Sot ka detyruar edhe përfaqësuesit kryesorë të CDU në Bundestag t’i thonë më zë të lartë, hyr andej nga dole.

LEXO EDHE:  Kush e shantazhoi Sali Berishën?/ Avokati i njohur plas “bombën”

Por Luli, në vend të tyre ka zgjedhur takimin me Monën, ku na tha se qeeveria kishte rënë, kishte ardhur kjo tranzitorja dhe me detyrat e përcaktuara nga Luli. Sa i vërtetë që është!

Gënjeshtrat që thotë çdo ditë, dhe broçkullat që kërcet sikur të paguheshin me një euro copa, sot do kishim më shumë se 16 milionë eurot e vjehrrit të tij, që i mori pas marrëveshjes Rama – Basha.

Kështu do kishte shpëtuar edhe PD-në, edhe demokratët, edhe Rama do kishte ikur vërtet. Por kush i ble dhe dëgjon gënjeshtrat e Lulit është pyetja?/ CNA.al

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO EDHE:  “Fshiu deklaratën për Haradinajn”/ Avokati “gozhdon” Bashën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  “Fshiu deklaratën për Haradinajn”/ Avokati “gozhdon” Bashën

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha takim me demokratët e Lezhës

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending