LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punësimi në Shqipëri/ Tabaku nxjerr zbuluar qeverinë

1 Maj 2019, 15:22, Aktualitet CNA
Punësimi në Shqipëri/ Tabaku nxjerr zbuluar qeverinë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me një raport të Bankës Botërore të dalë disa javë më parë për punësimin në Shqipëri.

Sipas Tabakut, raporti i Bankës Botërore dëshmon se premtimet e Ramës për punësim kanë dështuar.

Më tej Tabaku shkruan se Partia Demokratike do ta ketë prioritet kombëtar punësimin.

Postimi i plotë i Tabakut:

Shqipëria e varfër dhe e papunë.

Pak javë më parë një raport i Bankës Botërore paraqiste fotografinë e gjendjes mjerane të vendit ku puna është zhdukur ndërsa bizneset mbyllen nën dhunën e barrës fiskale.

Në raport thuhet se mbi 35% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$/ditë. Një shifër kjo që nuk paraqet aspak zbukurimet fasadë të qeverisë dhe një e dhënë që nuk justifikon taksat e rritura që me sa duket nuk kanë shkuar për hapjen e vendeve të punës. Vendet e reja të punës janë inekzistente ndërsa shumicën e vendeve të punës i kanë hapur vetëm një grusht biznesesh të mëdha, që në fakt nuk kanë atë fuqi punësimi për t?iu përgjigjur punëkërkuesve.

Kjo gjendje pesimizmi që vëren edhe BB në raportin e saj ndjehet edhe tek të rinjtë. Sipas raportit, papunësia në afatgjatë është 52,7% dhe kjo është shenjë negative për të papunët që kanë kohë që kërkojnë punë duke prodhuar të papunë të dekurajuar që nuk shpresojnë të gjejnë punë dhe emigrojnë.

Gjithashtu raporti nënvizon se punësimi part time në vendin tonë është më i larti në BP. Mesatarja e rajonit është 12% ndërsa ne si Shqipëri e kemi 19% (punësimi part time llogaritet si i punësuar në statistikat tona). 26% e të punësuarve kanë një punë të përkohshme (renditemi të dytët).

Ndërkohë 58% e grave dhe 39% e burrave shqiptare të moshës 15-49 vjeç deklarojnë se nuk janë të punësuar dhe as kane punuar gjekundi gjate 12 muajve sipas UNICEF.

Të gjitha këto shifra tregojnë se këtu ka një deshtim total të premtimit për punesimin e për këte arsye sot të rinjtë enden dyerve te Europës. Papunësi masive që vjen prej taksave te larta, mbylljes së bizneseve, mungeses së investitorëve te huaj dhe driteshkurtësisë së qeverisë.

Partia Demokratike do ta kthejë punësimin më prioritet kombëtar duke investuar së pari me arsim dinjitoz sipas nevojave te tregut e së dyti nëpërmjet politika e fiskale.

Ne nuk duam të taksojmë punën dhe aftësinë për të punuar, ne duam ta vleresoë punëm. Duam të incentivojmë punësimin dhe zhvillimin e bizneseve dhe besojmë që taksat e ulëta prodhojnë një ekonomi të shëndetshme dhe rritje të punësimit. Do te ndjekim cdo invesitor te huaj ne rajon e ta bëjmë Shqipërinë persëri konkuruese! Shqipëria nuk e meriton të jetë kjo që është sot!/CNA.al

Lajmet e fundit nga