LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat me BE/ Zyrtari gjerman “shuplakë” politikës

1 Maj 2019, 10:53, Aktualitet CNA
Negociatat me BE/ Zyrtari gjerman “shuplakë” politikës

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për samitin e Berlinit, Johann Wadephul ka deklaruar se nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të plotësojë kushtet.

Në një intervistë për DW, Johann Wadephul tha se në Shqipëri ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

?Sot e kam të vështirë të jap një vendim. Prandaj them se duhet të ecet përpara. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të afrohet me standardet europiane, dhe kjo nuk ka ndodhur ende në atë masën që ne e konsiderojmë të duhur.?-tha Johann Wadephul.

Sa i përket krizës politike në vend, Johann Wadephul tha se zhvillimi është i keq, por zgjidhje ka gjithmonë.

?Zgjidhje ka gjithmonë. Zhvillimi aktual është i keq. Është problematike që PD-ja nuk mund të marrë pjesë në parlament me deputetët që janë zgjedhur në të vërtetë. Dikur ajo duhet të guxojë një fillim të ri. Unë besoj se është e rëndësishme që Shqipëria të gjejë veten. Prandaj u them partive pro-europiane që të arrijnë kompromise në nivel kombëtar dhe të vijnë së bashku në Evropë.?- deklaroi Johann Wadephul.

Gjithashtu, Johann Wadephul i ka bërë një apel edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, të cilin tha se e inkurajon që të të marrë pjesë në proceset politike.

Ai është treguar mjaft i ashpër ndaj Bashës, ndërsa u shpreh se kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda.

?Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në raportet personale të PD-së në Shqipëri. Por dëshiroj ta inkurajoj atë të marrë pjesë në proceset politike. Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin pro-Basha,  janë në konflikt me njëra-tjetrën. Duhet bërë një afrim në një farë mënyre. Sesi do të arrihet kjo, kjo do të vendoset në Shqipëri. Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci?-është shprehur zyrtari gjerman./ CNA.al

Lajmet e fundit nga