Connect with Us

NASA bën paralajmërimin e frikshëm/ Planeti mund të goditet nga meteorët

Uncategorized

NASA bën paralajmërimin e frikshëm/ Planeti mund të goditet nga meteorët

Publikuar

-

Jim Bridenstine ka paralajmëruar se këtë javë planeti ynë do të kërcënohet nga meteorët. Administratori i NASA-s shprehet se: “Kjo nuk ka të bëjë me Hollyëood, as me filmat. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e planetit, i vetmi që dimë deri tani se mund të jetohet,”-tha ai të hënën, duke folur në Konferencën e Mbrojtjes së Planetit në Ëashington.

Gjithashtu Bridenstine ka kujtuar shpërthimin e një meteori në shkurt të vitit 2013 mbi Rusinë. Ky shpërthim meteor tronditi rajonin Urals. Më shumë se 1.000 njerëz u plagosën, duke përfshirë më shumë se 200 fëmijë.

Shumë njerëz u goditën nga xhamat e dritareve që u thyen nga shpërthimi i meteorit. “Ishte më e ndritshme në qiell sesa dielli në momentin kur hyri në atmosferën e Tokës dhe njerëzit mund të ndiejnë nxehtësinë e tij 62 kilometra larg,”-tha Bridenstine. “Kur shpërtheu 29 km mbi sipërfaqen, meteori kishte 30 herë më shumë energjinë e  bombës atomike në Hiroshimë.”

Më shumë se 4.000 ndërtesa, kryesisht blloqe apartamentesh, u dëmtuan dhe 200.000 metra katrorë xhami u thye, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti.”Unë do të dëshiroja të thoja se këto ngjarje janë jashtëzakonisht unike, por në fakt nuk janë,”-shtoi Bridenstine.

NASA-s tregon se ngjarje të ngjashme do të ndodhin një herë në 60 vjet.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Vendimi i Gjykatës për Tahirin/ Si i shpëton burgut ish ministri

Publikuar

-

Nga

Pas gjashtë orësh pritje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka vendosur 5 vite burg që sipas gjykimit të shkurtuar përkthehen në 3.4 vite që konvertohen në shërbim prove.

Pra, Tahiri njihet fajtor për shpërdorim detyre nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vendimi për Tahirin/ Maks Haxhia: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të jap pafajësinë

Publikuar

-

Nga

Avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, ka theksuar se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.

“E them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie”, tha Haxhia për Open.

Më herët Haxhia  zbuloi arsyet e vonesës prej më shumë se pesë orësh të trupës gjykuese në dhënien e vendimit. Haxhia tha se vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar. E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vdekja e gazetares/ Spikerja nuk mban dot lotët kur jep lajmin

Publikuar

-

Nga

Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë, Edona Musa, nuk ka arritur që të mbajë dot lotët, teksa ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani.
Spikerja ka dhënë lajmin teksa lotonte, duke i kërkuar falje të gjithë spektatorëve për emocionet. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në Budapest të Hungarisë. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
Mediat kosovare raportojnë se gazetarja ka pasur komplikacione shëndetësore dhe ka ndërruar jetë sapo ka sjellë në jetë vajzën e tretë. Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari./CNA.al

LEXO TE PLOTE