LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 204 kg Marijuanë në Shkodër/ Arrestohet një person

1 Maj 2019, 09:39, Aktualitet CNA
Kapen 204 kg Marijuanë në Shkodër/ Arrestohet një person

Policia  ka sekuestruar sot një sasi të konsiderueshme droge e llojit Marijuanë.

Droga është sekuestruar në Vrakë të qytetit të Shkodrës.

Sipas burimeve të Policicë së Shkodrës si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër

Raporti i plotë i Policisë së Shtetit

Shkodër

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ?Liqeni?

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Sekuestrohet 204 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar ?Liqeni?, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër

Në bazë të informacioneve policore dhe punë operative policore të bërë në lidhje me një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi, në orët e para të mëngjezit të sotëm është marrë informacion se dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është zhvilluar operacioni i koduar “Liqeni”.

Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e shtetasit M.K si dhe u shpall në kërkim D. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D.B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikëve? kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë? dhe ?Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 283/a/2 -22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga