LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju acarohet lëkura pas depilimit? Zbuloni çfarë duhet të perdorni

1 Maj 2019, 12:53, Lifestyle CNA
Ju acarohet lëkura pas depilimit? Zbuloni çfarë duhet të

Zbuloni më poshtë disa truke natyrale që ofrojnë shërimin e lëkurës në shumë pak kohë.

1/ Vajrat esencialë njihen për efektet e tyre çudibërëse. Vaji i ullirit shërben për të riparuar dhe ushqyer lëkurën, vaji i kamforit për efektet kundërbakteriale e ndërsa vaji me vitaminë E për praninë e lartë të antioksidantëve. Kështu zgjidhni vajin që dëshironi dhe mjekoni me të 2 herë në ditë zonën e irrituar duke përdorur rrathë pambuku.

2/ Thërrmoni 2- 3 tableta aspirinë në ujë derisa të krijoni një tip paste. Lëreni mbi lëkurë rreth 20 minuta dhe lajeni më pas me ujë të ngrohtë.

3/Masazhojeni lëkurën me një kastravec të freskët dhe lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta. Për të larguar ndjesinë e djegies mund të përdorni edhe një kastravec nga frigoriferi.

4/Ndër shekuj, mjalti është përdorur si një kurë për të shëruar plagë apo probleme të lëkurës. Kështu lyejeni zonën problematike me pak mjaltë dhe lëreni për 10- 15 minuta. Shpërlajeni më pas me ujë të ngrohtë.

5/Vaselina është një tjetër sugjerim i yni. Lyejeni lëkurën dhe lëreni për 10- 15 minuta. Më pas hiqeni me një peshqir të butë.

6/Kompresat janë një shpëtim i vërtetë. Ju qetësojnë dhe nga ana tjetër frenojnë shpërndarjen e irritimit. Gjithashtu zbehin skuqjen e lëkurës. Mund të përdorni qese specifike kompresash ose peshqirë të njomë.

 

 

Lajmet e fundit nga