LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hajdut, mashtrues”/ Ish deputeti demokrat sulmon Ramën

1 Maj 2019, 14:19, Aktualitet CNA
“Hajdut, mashtrues”/ Ish deputeti demokrat sulmon Ramën

Ish deputeti demokrat, Agron Shehaj në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në ditën e punëtorëve për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për krijimin 38000 vendeve të reja të punës.

Sipas Shehajt, në Shqipëri gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës, janë mbyllur një sërë biznesesh dhe nuk është bërë asnjë investim i huaj.

Më tej ish deputeti demokrat shkruan se Edi Rama është hajdut që vjedh pasuritë kombëtare dhe gënjeshtar.

Postimi i plotë i Shehajt:

Eshte qesharake qe Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, per te thene qe eshte ulur papunesia.

Kryeministri e ka te thjeshte: le te thote se ku jane krijuar vendet e reja te punes në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.

Por ai nuk e thote dot kete sepse ne Shqiperi jane mbyllur vende pune dhe nuk jane krijuar vende te reja pune. Ne gjashte vite te qeverise Rama ne Shqiperi ku nuk ka patur asnje investim te ri te huaj, ndersa qindra investitore te huaj jane larguar nga vendi;nuk ka patur asnje investim te brendshem prodhues; nuk ka patur asnje permiresim teknologjik; nuk ka patur rritje te pagave reale; ndersa investimet publike jane vjedhur nga qeveritaret ose jane shperdoruar per fasada.

Nje ekonomi e tille nuk prodhon as pune, as zhvillim. Ndaj nga Shqiperia po largohen ne mase te rinj e te vjeter ne kerkim te punes, po largohen madje edhe mjeket, inxhinjeret dhe specialistet duke i dhene te ardhmes se vendit nje goditje te rende. Edi Rama eshte dy gjera: hajdut qe vjedh pasurite dhe parate publike bashke me klientet e tij grabitqare dhe genjeshtar qe pastaj mbulon varferine dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunesise. Sot eshte 1 maj, dita e punetoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill./CNA.al

Lajmet e fundit nga