Connect with Us

Grabitja e Rinasit/ Del autopsia e Admir Murataj

Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Del autopsia e Admir Murataj

Publikuar

-

Admir Murataj

Tri javë pas grabitjes në pistën e aeroportin e Rinasit kanë dalë përfundimet e autopsisë së Admir Murataj. Sikurse kanë bërë të dikur burimet mediatike, një tjetër provë i është dorëzuar prokurorëve që hetojnë ështjen dhe kjo është akt ekspertimi mjeko ligjor i kufomës së të ndjerit Admir Murataj.

Sipas TV “A2 CNN” edhe pas këtij raporti mjeko-ligjor dilemat se cili qëlloi mbi të ndjerin vazhdojnë…

Murataj u identifikua nga familjarët. por nuk u arrit të përcaktohej nga kush u qëllua. Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë “Kallashnikov”, në syrin e djathtë, gjatë grabitjes së 09 Prillit, ku u vodhën rreth 6 milion euro.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Muratajt

Një pjesë e grupit është arrestuar, por fati i parave nuk dihet ende, sikurse dhe ato të grabitjeve të mëparshme, ku mendohet se Murataj ka qënë prezent tek të gjitha. CNA.al

autopsia

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Një kopësht publik në Tiranë është mbyllur pasi një ndër punonjëset rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

Sipas Abcnews bëhet fjalë për kopshtin publik, “4 stinët”, në kryeqytet.

Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar i mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut, duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE