LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Konfirmon Meta: Kam qenë kundër

30 Prill 2019, 18:41, Aktualitet CNA
Vettingu/ Konfirmon Meta: Kam qenë kundër

Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli rreth mungesës së Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Meta deklaroi se ka qenë kundër vettingut në Gjykatën Kushtetuese.

“Më duhet të theksoj këtu për hir të së vërtetës, por edhe të problemit që është krijuar, që unë kam qenë kundër ?vetting-ut? për Gjykatën Kushtetuese kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi, dhe kjo ka qenë për arsye, sepse kam pasur shqetësimin që mund të kemi një situatë kur mund të kemi  një anëtar, që i ka mbaruar mandati, por qoftë edhe sikur dy-tre anëtarë të mungojnë s?është pak për një trupë kaq të kufizuar e me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese. Edhe për arsye të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese në Shqipëri dhe në tërësi ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët”,-tha Meta për ?Ora News?./CNA.al

Lajmet e fundit nga