Connect with Us

“Nuk u ndalën së më gjykuari”, Ava Max rrëfen për periudhën e saj të errët

Aktualitet

“Nuk u ndalën së më gjykuari”, Ava Max rrëfen për periudhën e saj të errët

Publikuar

-

Ava Max është këngëtarja me origjinë shqiptare që arriti të prekte majat e klasifikimeve të top listave botërore vetëm me 2 singëla, “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Sot ajo numëron miliona views dhe po korr mjaft sukses në skenat ndërkombëtare. Gjatë një dokumentari Ava ka rrëfyer historinë e jetës së saj nga fillimi ku ajo u zhvendos së bashku me familjen e saj në SHBA.

Prindërit e mi erdhën në SHBA ku nuk dinin as gjuhën dhe as nuk kishin para. Ata punuan shumë fort për të arritur atë që kanë sot”– është shprehur Ava Max.

Jam rritur duke qenë shpeshherë pre e diskriminimit apo ngacmimeve në shkollë dhe nuk u përshatata dot kurrë me ambientin.

Më parë mendoja që nuk ishte normale kjo gjë por tashmë e kuptoj që ishte normale pasi ne jemi vërtetë ndryshe nga të tjerët.

Ne jemi unikë dhe jemi të gjithë njerëz të mrekullueshëm.-vazhdoi më tej këngëtarja.

LEXO EDHE:  Prifti rrëfehet sonte për videon intime. Priten fakte të tjera për aferën ČEZ

Ylli ka folur gjithashtu dhe për pjesën ku është ndjerë e paragjykuar nga njerëzit përrreth për shkak të looku të saj.

“ Prerja ime e flokëve tregon forcën dhe atë që njeriu mund të bëjë atë që dëshiron pa e vrarë mendjen për atë çka të tjerët mund të mendojnë. Të gjithë filluan të më shikonin çuditshëm dhe më thonin të mos  e mbaja më këtë model flokësh. Në ato momente isha Wow njerëzit nuk ndalojnë dot së gjykuari.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Publikuar

-

Nga

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Disa zonja të Tiranës ditën e nesërme do të jenë pa drita për një orar të kufizuar.

Kjo për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit po kryen punime për instalimin e sistemit të matjes në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku”, që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i nënstacionit Farkë.



Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.

LEXO EDHE:  Rrëfim/ Djali im është vetëm 11 vjeç dhe është gay

LEXO EDHE:  Bëra seks me motrën e gruas/Pas disa vitesh zbulova të vërtetën tronditëse

OSHEE njofton se pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Rrogozhinë/ Përplasen 4 makina, njëra përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Rrogozhinë/ Përplasen 4 makina, njëra përmbyset në rrugë

Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave, njëra prej tyre është rrotulluar disa here duke u përmbysur në rrugë.



Nnde nuk dihet nësë nga aksidenti ka të plagosur ndëra në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet me Greqinë/ Turqia kërkon dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Publikuar

-

Nga

Tensionet me Greqinë/ Turqia kërkon dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

Tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s janë rritur qëkur Ankaraja filloi operacionet e kërkimit të naftës dhe gazit në një zonë të diskutueshme të Detit Mesdhe, të hënën.

Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë – Oruc Reis – po operon në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në sferën kontinentale të Greqisë, akuza të cilat Ankaraja i ka hedhur poshtë.

Anija turke shoqërohet nga disa anije luftarake. Edhe Greqia ka dërguar luftanijet e saj në rajon.

“Ne duam të arrijmë zgjidhje politike përmes mjeteve paqësore në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, i tha Akar, agjencisë Reuters.

Akar tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat dhe interesat” e saj në ujërat bregdetare.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të takohet të premten në Vjenë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar situatën e fundit.



Të premten pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente online midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të cilët do të diskutojnë për tensionet në rritje mes Greqisë dhe Turqisë.

LEXO EDHE:  Nëna e Ritës tregon rrugëtimin e vajzës së saj drejt famës

LEXO EDHE:  Nëna e Ritës tregon rrugëtimin e vajzës së saj drejt famës

Ankaraja është zemëruar nga një marrëveshje që Greqia nënshkroi me Egjiptin të enjten e kaluar, e cila përcakton kufijtë e tyre detarë dhe zonat ekskluzive ekonomike për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve.

Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë libiane të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli.

Marrëveshja Turqi-Libi shkaktoi zemërim në Greqi, Egjipt dhe Qipro, duke thënë se ajo cenonte të drejtat e tyre ekonomike në Mesdhe.

Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore./ REL

LEXO TE PLOTE