LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihet si “Kali i Trojës”, zbuloni ilaçin që shkatërron qelizat kancerogjene

30 Prill 2019, 18:05, Lifestyle CNA
Njihet si “Kali i Trojës”, zbuloni ilaçin që

Kanceri është një nga sëmundjet që po merr shumë jetë njerëzish. Të shumta janë studimet që janë kryer për të gjetur kura të ndryshme efikase ndaj kësaj sëmundjeje. Një nga ilaçet që ka rezultuar mjaft i suksesshëm në gjashtë forma të kancerit  është Tisotumab Vedotin (TV).

Duke  përfshirë këtu tumoret e qafës së mitrës, fshikëzës së urinës, vezoret dhe mushkëritë. Efektet anësore pas përdorimit të tij janë gjakderdhjet në hundë, lodhje, vjellje dhe sy të tharë (sy me sasi të vogël loti).

Ilaçi i quajtur ?Kali i Trojës? është një ilaç që sulmon qelizat tumoralë nga brenda duke ofruar shpresë për pacientet që kanë pak opsione të mbetura.

Një studim ka zbuluar se trajtimi me tisotumab vedotin (Tv), ka dhënë rezultate të mira tek njerëzit në gjashtë tipe të kësaj sëmundje, përfshirë tumoret në qafen e mitrës, fshikëzën urinës, vezore dhe mushkëri.

Kur (TV)  është provuar ndaj pacientëve të cilët nuk i përgjigjeshin më terapive standard, tumoret e tyre u tkurrën ose ndaluan së rrituri.

 

?Çka është shpresëdhënëse rreth këtij trajtimi është se mekanizmi i tij vepron tërësisht ndryshe?, tha autori i këtij studimi profesor Johann de Bono-udhëheqës i divizionit për studime klinike në Institutin për Hulumtime për Kancerin.

?Vepron si kali i Trojës që vjedhurazi hynë në qeliza kancerogjene dhe i vret ato nga brenda?.Studimi është një bashkëpunim mes ICR-së dhe Royal Marsden NHS Foundation Trust.

Një në dy persona që jetojnë në Britani dhe kanë lindur pas vitit 1960 janë diagnostifikuar me forma të ndryshme të kancerit gjatë jetës së tyre, tregon një statistikë nga qendra për Hulumtim të Kancerit në Britani.

Për ta testuar efektivitetin e TV, ilaç i është thënë nëpërmes venave çdo tri javë 147 pacientëve me kancer të rikthyer, avancuar apo të shpërndarë,Pacientët që po vuanin nga kanceri i fshikëzës së urinës, qafës së mirës, endometriumit, ezofagut, mushkërive, vezorëve apo prostatës.

Rezultatet treguan se më shumë se një çereku i pjesëmarrësve (27 për qind) nga ata me kancer të fshikëzës së urinës kanë përfituar nga ky ilaç, përderisa 26.5 për qind me kancer në qafën e mitrës tumoret u tkurrën ose u ndaluan se rrituri.

Rreth 13 për qind e atyre me kancer të ezofagut apo kancer te qelizave në mushkëri-jo në fazën fillestare-kishte efekt, e nga ky trajtim përfituan edhe shtatë për qind me tumore në endometrial.

Këto kancere kanë vazhduar ti kundërpërgjigjen TV-së në një mesatare të gjatë 5.7 muaj, derisa të disa të tjerë edhe në 9.5 muaj.

Pacientet me kancer të prostatës janë të vetmit që nuk kanë përfituar nga kjo formë.

?Studimet tona të para tregojnë se ilaçi ka potencial për të trajtuar një numër të madh të tipave të ndryshëm të kancerit, madje edhe ata që kanë shanse shumë të vogla mbijetimi?, tha profesor de Bono.

?Ne kemi parë përgjigje të mirë në pacient gjatë provës sonë, të gjithë ata të cilët kanë kancer në fazat e fundit dhe janë trajtuar vazhdimisht me barna dhe ata të cilët nuk kishin opsione të tjera?,

TV ka në përbërje elemente toksike e lidhur me antitrupa-një proteine që prodhohet nga sistemi imunitar për të luftuar patogjenët.

Ilaçi është projektuar për të goditur receptorët, që quhet ndryshe faktori i indeve, i cili gjendet në nivele të larta të shumë qelizave kancerogjene.

Kur TV lidhet me indet, ai është në gjendje të hyjë brenda qelizave kancerogjene.

Edhe pse një ?ilaç toksik?, rezultatet e studimit që janë publikuara në revistën Lancet Oncology tregojnë se tretmani pasi të merret nuk shkakton efekte të rënda anësore.

Gjakëderdhje nga hunda është efekti më i madh anësor, që ka ndikuar në 69 për qind të pacientëve. Simptoma të tjera pas përdorimit të këtij trajtimi shfaqen me një lodhje (56 për qind), nauzea (52 për qind) dhe alopecia (44 për qind).

Disa pacientë po ashtu kanë pasur probleme me sytë,  43 për qind patën konjunktivitet dhe 22 për qind sy të tharë. Këto probleme ishin reduktuar kur studiuesit rregulluan ?protokollin e provës? në gjysmën e studimit.

?TV ka efekte të menaxhueshme të efekteve anësore?, thotë profesori de Bono. Ilaçi tashmë është testuar edhe në tipa të tjerë të kancerit përfshirë atë të zorrëve dhe pankreasit. Përderisa prova të tjera janë bërë edhe në forma të tjera të kësaj sëmundje në qafën e mitrës.

Biopsitë që janë marrë nga pacientët në fillim të studimit po ashtu janë testuar për të përcaktuar nëse ato kanë gjene të faktorit të indeve që i godet TV.

Kjo do t’iu bëjë të mundur mjekëve të vlerësojnë nëse një pacient i përgjigjet kurës para kohe.?Ne kemi bërë përparime të mëdha kundër kancerit të avancuar në dekadat e fundit, por shumë tipe të tumoreve mbeten ende të vështira për t?u trajtuar posa kanceri fillon të shpërndahet?, ka shtuar profesori Paul Ëorkman, shef ekzekutiv në ICR.

?Ne vazhdojmë të bëjmë kërkime për forma të ndryshme inovative sikurse kjo që sulmon kancerin në një mënyrë të re, madje mbetet shumë efektive kundër tumoreve që bëhen rezistent kundër terapive standarde?.

Lajmet e fundit nga