LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës?/ Përgjigjet Taulant Balla

30 Prill 2019, 12:02, Aktualitet CNA
Një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës?/

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat rreth mesditës së sotme, ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës, se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të ketë një ?17 maj? të dytë, pra një tjetër marrëveshje me Ramës dhe Bashës, Balla nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se ai nuk mund të bëjë parashikime.

?Unë nuk jam nostradamos, por afate zgjedhore janë kushtëzuese për këdo. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo që mund ta përdorë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Nuk ka negociata në shkelje të Kushtetutës?-tha ndër të tjera Taulant Balla,

Më tej, deputeti socialist u shpreh se PD dhe LSI duan që tu heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar, por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur.

?Zgjedhjet janë të gjithëpranuara dhe ajo që është shumë e rëndësishëm gjej rastin të ritheksoj se nuk ka asnjë parti që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet?-tha Taulant Balla.

Sa i përket koalicionit të socialistëve, Balla tha se pjesë e këtij koalicioni është gjysma e partive që janë regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kemi ruajtur të njëjtën emër që kemi fituar zgjedhjet e kaluara. Dua t’u them që kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje, jam i sigurt që do të ketë edhe koalicione të tjera. Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të popullit. Zgjedhjet janë të populli, po të partive politike.  Ajo që ne kemi thënë është se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, mandati i kuvendit është legjitim. Ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA me Palmer, që nxiste partitë të merrnin pjesë në zgjedhje”, deklaroi Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga