LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmime seksuale në punë/Miliarderi grek i detyruar të paguajë 'gjobën' 11 milionë dollarëshe

30 Prill 2019, 10:27, Aktualitet CNA
Ngacmime seksuale në punë/Miliarderi grek i detyruar të

Alkiviades David sipërmarrësi miliarder grek biznesi i të cilit zotëron fabrikat e shisheve të Coca-Colës, është i detyruar të paguajë 11 milionë dollarë në gjyq për ngacmime seksuale në punë.Miliarderi zotëron ndër të tjera edhe ofrimin e shërbimit të internetit si dhe një biznes për ekstraktin e vajit të kanabisit që përdoret për qëllime mjekësore.

Ai u padit nga një nënë e vetme 42 vjeçare me pretendimin se ishte shkarkuar padrejtësisht meqë kishte refuzuar dëshirën e tij për marrëdhënie seksuale.

Të premten gjykata e Kalifornisë u detyrua t?i japë Chasity Jones 3.1 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 8 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga puna.

Shuma totale prej 11 milionë dollarësh është një nga pagesat më të mëdha për ngacmim seksual sipas avokates së Jones, Lisa Bloom.

David nga ana tjetër i cili është pala i akuzuar, u shpreh se shuma është qesharake dhe këmbëngul se nuk do ta paguajë.

Burimi: Daily Mail

 

Lajmet e fundit nga