LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mishi i kafshëve me brucelozë dhe tuberkuloz shkon në burg/ Veterineri: Bëhet edhe sallam!

30 Prill 2019, 17:07, Aktualitet CNA
Mishi i kafshëve me brucelozë dhe tuberkuloz shkon në burg/

Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administrohet nga një subjekt privat. Në këtë thertore qëndrojnë edhe dy veterinerë të Bashkisë Lushnje. Kudret Gjyshja thotë se “nëse në certifikatë diagnoza është brucelozë dhe ne jemi të detyruar ta shkruajmë në raport brucelozë”. Sipas tij, të brendshmet, aparati tretës (stomak dhe zorrë) mëlçi, mushkri, veshka, shpretkë, këmbë dhe kokë, duhet të groposen.

“Ne i groposim me komision nga AKU nga inspektoriati veteriner dhe një punonjës këtu. Gropa nuk dezinfektohet. Gropa bëhet e thellë, dy metra e gjysmë. Këto hidhen në landfill të bashkisë në Lushnje, që e ka miratuar bashkia” thotë ai. Z.Gjyshja thotë se në landfill janë hedhur vetëm konfiskate. “Jo lopë, absolutisht. Nëse do të ishin hedhur lopë, raporti duhet të dilte nga ne. Ne edhe kur i groposim i bëjmë me procesverbal. S’bëhet llaf për lopë të groposura” thotë ai, ndryshe nga sa deklaron shoferi i fadromës së landfillit. Sipas veterinerit, nëse mbetje të këtyre lopëve hidhen në ambient të hapur, ka rrezik të përhapet sëmundje, pasi bruceloza dhe tuberkulozi janë viruse.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë ndodh me mishin e lopëve të sëmura, veterineri thotë se ai konsumohet. “Dyqanet dhe konsumatori njoftohen se në raport është shkruar gjithçka. Në dyqane nuk shitet absolutisht. I çohet qendrave të rihabilimit. Por, ky mish ka kusht. Duhet zier  para se të konsumohet. Është raporti që e ka të identifikuar se çfarë ka mishi. Raportin e ka institucioni, jo kuzhinieri” thotë veterineri.

Ndërkohë, ai thotë më tej se mishi nuk shkon në dyqane mishi, por shkon në burgje. Një punonjës tjetër i thertores thotë se mishi i lopëve të sëmura bëhet sallam.

 

Lajmet e fundit nga