LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj patriot Rama renegat/ Vasili shigjeton Ramën

30 Prill 2019, 18:36, Aktualitet CNA
Haradinaj patriot Rama renegat/ Vasili shigjeton Ramën

Me një status në rrjete sociale ish-kryetari i LSI Petrit Vasili ka sulmuar hapur Edi Ramën duke e quajtur renegat por njëkohësisht ka përgëzuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn duke e quajtur patriot për qëndrimin e mbajtur ndaj taksës në Samitin e Berlinit.

Status i Vasilit vjen menjherë pas deklaratës së Haradinaj për T7.

Statusi i plotë

Ne Berlin:Fitoi Haradinaj patriot perballe Edi Rames renegat!!! (Intervista e Haradinajt).

Haradinaj burre i forte shteti,patriot i mire qe i dhemb ne shpirt per Kosoven u gjend ne Berlin perballe renegatit Edi Rama, te cilit nuk i dhemb asgje dhe shet çdo gje sic e shiti Shqiperine me konçesione ane kend.

Fitoi Haradinaj se u vendos ne krah te atdheut e te qytetareve dhe humbi Rama qe i pe,rbuz shqiptaret dhe u shtrihet te kembet te huajve.

Te nderuar miq!!

Lexojeni vete me poshte intervisten e Haradinajt dhe kuptoni lehte se ku ndahen patriotet nga renegatet.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin ?T7?

Si shkoi takimi i Berlinit?

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë ?shans? për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.CNA.al

Lajmet e fundit nga