LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E hap dekoltenë aq sa hap gojën"/Ilda Bejleri "ironizon" përsëri Mustafa Nanon

30 Prill 2019, 10:10, Aktualitet CNA
"E hap dekoltenë aq sa hap gojën"/Ilda Bejleri

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në emisionin ?Procesi Sportiv? mbrëmjen e djeshme ku gjatë fjalës së saj ka kujtuar debatin e hapur me Mustafa Nanon i cili e kishte kritikuar për veshjet e saj në daljet publike.

Ilda u shpreh:

Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën?.

Por opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati i cili me kuadrin e shakasë vë disi në siklet Ildën ia kthen:”Ilda, e di si më duket ky krahasimi që i bëre vetes me kohën kur vishje golf? Si disa ndeshje futbolli në Shqipëri. Janë disa lloje ndeshjesh që më të lehtë e ke t?i zbulosh sesa t?i mbulosh. Bëj ç?të duash, ato ndeshje nuk mbulohen?.

Lajmet e fundit nga