Connect with Us

Drogë në makinë/ Arrestohet 44 vjeçari

Kronika

Drogë në makinë/ Arrestohet 44 vjeçari

Publikuar

-

Një shtetas shqiptar është ndaluar pranë kufirit shqiptaro-grek në tokën helene.

Atij iu gjetën në makinë pesë canta me lëndë narkotikë.

Lënda narkotike me peshë 72 kilogram u gjetë në automjetin tip “Benz”, prane Kosturit ne Greqi.

44 vjeçri është arrestuar menjëhere nga forcatgreke.CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje/ OFL, ultimatum dy të “fortëve” të radhës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit dy personave të tjerë, të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020,  OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. H., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”;

I. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Itali kapen 200 kg. drogë “Made in Albania”

LEXO EDHE:  Vetting edhe për mediat/ Një pronar televizioni i dënuar për drogë?

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Para 10 ditësh u kthye nga Anglia”/ Flasin familjarët e të riut që u vra mbrëmë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas vrasjes së dy të rinjve në Durrës, flasin familjarët e njërit prej viktimave.

Familjarët e Anxhelo Avdias kanë treguar se 24-vjeçari ishte kthyer nga Anglia 10 ditë më parë.
Ata shprehen se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti apo hasmërie.

“Prej 10 ditësh ishte kthyer nga Anglia. Ne nuk dimë të kishte konflikte apo hasmëri. Kanë një vëlla dhe një motër, janë rritur pa baba. Motra me nënën jetonin vetëm, ndërsa vëllai jetonte në Gjermani. Familja ishte në mjerim të plotë”, -thanë familjarët e viktimës për News 24.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u qëlluan nga një makinë në ecje.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i bosit të mafias/ Publikohen pamjet e atentatit mafioz (video)

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “shuplakë” të fortë politikës/ U mbush kupa, ky është bilanc lufte

Avdia ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa Shkoza jumbi jetën në vend. Të dy rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje dhe njihen si konsumatorë të lëndëve narkotike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Vlorë/ Motori përplas keq këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë ku një motor ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pranë teatrit të qytetit.

Paraprakisht raportohet se kalimtari i cili ka mbetur i plagosur është rreth 65 vjeç. Ai është transportuar për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i bosit të mafias/ Publikohen pamjet e atentatit mafioz (video)

LEXO EDHE:  Basha sulmon Qeverinë/ “Eksportoni drogë dhe importoni plehra’

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjne e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE