LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ajo do t'i bëjë gjërat siç do vetë"/Mbretëresha Elizabetë "revoltohet" me Meghan Markle

30 Prill 2019, 09:53, Lifestyle CNA
"Ajo do t'i bëjë gjërat siç do

Javën e kaluar, lajmi se dukesha Meghan dhe princi Harry nuk do të bënin publike asgjë në lidhje me fëmijën që pritet të lindë, bëri xhiron e botës dhe sipas traditës së oborrit, dukesha Kate, princi William dhe mbretëresha Elizabetë janë kujdesur të realizojnë shërbime të posaçme fotografike, pak kohë pas lindjes së pasardhësve të fronit. Kurse Meghan, si një antikonformiste e vërtetë, vendosi të deklaronte se foto nuk do të ketë.

Burime të reja po tregojnë se në fakt, Meghan ka vendosur se do të kujdeset vetë për çdo publikim në lidhje me fëmijën e saj. Kjo duket plotësisht e drejtë, mirëpo zor se mbretëresha Elizabetë e mendon kështu: thuhet se është tym përse një moment kaq i rëndësishëm sa lindja e një pasardhësi, nuk iu la në dorë asaj./Burimi: ?Oggi?

Lajmet e fundit nga