LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndoka kundër Bashës/ “Nuk ka sens që Rama të mos jetë pjesë e dialogut”

29 Prill 2019, 15:49, Aktualitet CNA
Ndoka kundër Bashës/ “Nuk ka sens që Rama të mos

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur rreth tryezës që do të zhvillohet ditën e nesërme me kërkesë të aleatëve opozitarë me presidentin Ilir Meta.

I pyetur nëse do të pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama, Ndoka deklaroi se është pa sens të thuash se Rama nuk do të jetë pjesë e dialogut.

Sipas Ndokës, Rama duhet të jetë më tolerant dhe më i hapur për kompromis.

?Tryezën e organizon Presidenti i Republikës, ne nuk e pranojmë që Edi Rama si kryeministër të zhvillojë zgjedhjet por ai detyrimisht do të jetë pjesë e dialogut pasi ai është kryetari i PS-së. Nuk ka sens të mos jetë Edi Rama pjesë e dialogut. Nuk është kërkesë e opozitës që të përzërë fare nga politika zotin Rama. Gjykojmë që ka ardhur momenti që edhe Rama të jetë më tolerant dhe të mos jetë aventurier duke thënë që zgjedhjet do të zhvillohen. Rama duhet të jetë pro kompromisit?,-tha Ndoka në studion e lajmeve në Fax News./CNA.al

Lajmet e fundit nga