LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I çmendur nga xhelozia, burrit i ndodh e papritura teksa përgjonte ish-gruan

29 Prill 2019, 13:52, Kuriozitete CNA
I çmendur nga xhelozia, burrit i ndodh e papritura teksa përgjonte

Xhelozia është një nga faktorët që mund të çojë në ndarjen mes një çifti. Kjo ka ndodhur dhe me çiftin në fjalë, ku planet e bashkëshortit duket se nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Policia në Puerto Penasco ka marrë një telefonatë nga Griselda Santillan, e cila kishte dëgjuar zhurma të çuditshme poshtë shtëpisë së saj gjatë javës së kaluar.

I çmendur nga xhelozia ish-bashkëshorti i saj ka ndërtuar një tunel poshtë shtëpisë së saj në mënyrë që të përgjonte se kush hynte e dilte në shtëpinë e saj.

Fillimisht mendoi se zhurmat vinin nga macet, por kur zhurmat u shtuan Santillan dhe një fqinj i saj shkuan në oborrin e banesës. Ata zbuluan një tunel, disa thika dhe një shishe uji. Brenda tunelit ishte bashkëshorti i saj, që ishte bllokuar brenda për rreth 2 orë.

Ekipet zjarrfikëse shpenzuar 45 minuta për të shpëtuar  César Arnoldo Gómez Gómez. 58-vjeçarja u tha autoriteteve se kishte vendosur ta linte bashkëshortin e saj, me të cilin qëndroi e martuar për 14 vite, për shkak të xhelozisë së madhe dhe kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.

50-vjeçari u dërgua në spital dhe u trajtua për dehidratim para se të arrestohej për shkak të shkeljes së urdhrit të mbrojtjes.

 

Lajmet e fundit nga