Connect with Us

Horoskopi javor, nga 29 prill deri në 5 maj 2019

Aktualitet

Horoskopi javor, nga 29 prill deri në 5 maj 2019

Publikuar

-

horoskop

DASHI 21. mars – 20. prill

Me Mërkurin në krah do arrini t’i kaloni pa problem të gjitha vështirësitë që ju kanë dale ne çift dhe do u shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do i ndalin ngacmimet, por për fat te keq nuk do mund te realizojnë takime vërtet mbresëlënëse. Me mire le te bëjnë edhe pak durim. Sektori i financave do ndjeke një rrugëtim te qete. Do dini t’i menaxhoni me kujdes paratë qe do keni neper duar dhe nuk do shpenzoni për gjera qejfi. Gjendja shëndetësore do jete paksa delikate për shkak te nervozitetit te herëpashershëm. Pushoni më tepër dhe praktikoni sport. Sektori profesional do jete i privilegjuar. Do përjetoni kënaqësi të mëdha nga arritjet që do keni. Jeta familjare do ju sjelle përherë me shume gëzim.

DEMI 21. prill – 21. maj

Këtë jave do jeni me pozitive dhe me optimiste ju te dashuruarit. Edhe kur t’iu dalin vështirësi ju do dini si t’i kaloni shpejt dhe me buzëqeshje. Beqaret me shume gjase do afrohen pranë disa personave interesante dhe mund te fillojnë shpejt një lidhje jetëgjatë. E rëndësishme është qe emocionet do shtohen gjithnjë e me shume. Buxheti mund te jete delikat ditët e para, por pas te mërkurës gjendja do filloje te stabilizohet. Do i kryeni pa frike edhe shpenzimet qe keni planifikuar. Për shëndet me te mire duhet te ushqeheni si duhet dhe duhet te mos bëni jete sedentare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Jeta familjare do jete tejet delikate.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Të dashuruarit nuk do jene një javë të mirë. Konfliktet do jene të vazhdueshme dhe nuk do mungojnë skenat e forta të xhelozisë. Kujdes sepse po vazhduat kështu keni për të humbur gjithçka. Beqareve do ju rendoje pafundësisht  vetmia, por nuk do mundin dot te bëjnë përpjekjet e duhura për ta ndryshuar situatën. Epo mos prisni qe t’ua sjellin dike të tjerët. Në planin financiar duhet te zbatoni një program strikt. Dëgjojini këshillat e Neptunit dhe keni për ta pare qe e ardhmja do jete shume me e qëndrueshme. Për shëndet me te mire duhet te bëni me shume sport, te ulni konsumimin e produkteve te thata dhe atyre te gazuarave. Ne pune rrethanat do jene shume te favorshme. Shfrytezojeni kohen për te marre edhe përgjegjësi sepse do dilni te fituar. Jeta familjare do jete si zakonisht.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jave rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te mërziteni tej mase me atë qe keni ne krah dhe mund t’i thoni gjera te pamenduara. Kujdes sepse mund ta shkatërroni gjithë atë qe kishit ndërtuar deri me sot. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen mire dhe jo vetëm. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme dhe here pas here do ju duhet te bëni vërtet kursime. Gjendja shëndetësore do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Nuk do i keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do jeni modeste edhe pse ne fakt arritjet do jene goxha te mëdha. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne çdo moment.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Pranë partnerit do kaloni momente te paharruara sot ju te dashuruarit. Përveçse do dashuroheni pa dorashka do jeni edhe këshillues dhe mbështetës te mire te njeri-tjetrit. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do pranojnë te dalin me dike pa u siguruar mire qe ai mund te jete person interesant. Saturni do pozicionohet keq tek financat dhe gjendja do përkeqësohet. Nuk do mendoheni aspak para se te kryeni shpenzimet dhe ky do jete një gabim i rende. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni dhimbje muskujsh dhe shqetësime nga stomaku. Ne pune do keni vështirësi, por me durim dhe këmbëngulje do ja dilni. Jeta familjare do jete e mire.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Kjo do jete një jave goxha e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera nuk do merreni vesh me partnerin dhe ne asnjë moment nuk do doni te hapni rruge. Beqaret ndryshe nga sa e kishin menduar do përjetojnë ndjesi te forta këtë periudhe. Çdo çast ka për te qene i veçante dhe mbresëlënës. Financat sado t’i mbani nen kontroll situata mund t’i dale jashtë kontrollit ne një moment. Dëgjojini me kujdes këshillat e miqve specialiste te fushës. Shëndeti fizik do jete goxha i mire, por ai mendor jo dhe aq. Mund te ndiheni shpesh pesimiste dhe ne ankth për gjerat qe do ndodhin nesër. Ne pune do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Do arrini atje ku doni. Marrëdhënia me familjaret do jene mbresëlënëse.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse nuk doni te keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet te tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm këtë jave. Nëse i kaloni edhe këto sfida qe do ju dalin këtë periudhe gjendja do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do kenë dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohe te presin për ndryshime. Buxheti ka për te qene i paqëndrueshëm kështu qe mundohuni te shpenzoni me kursim dhe duke menduar për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do lere shpesh për te dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga mjedisit shumë të ftohta apo shumë të nxehta. Ne pune do ecni me plane dhe kjo do ju çoje shpejt ne rrugën e duhur. Jeta familjare do jete e mbrojtur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave nuk duhet te bëni gabimin ta ngrini partnerin ne piedestal sepse zhgënjimi ka për te qene edhe me i madh. Te gjithë bëjnë gabime dhe kane te meta kështu qe as ai nuk mund te beje përjashtim. Me mire tregohuni realiste dhe te përmbajtur. Beqaret, nen ndikimin e madh te Marsit, do jene shume me sensuale dhe joshës. Do marrin propozime interesante nga te cilat mund te fillojnë lidhje serioze. Buxheti do mbetet i mire edhe pse për te thënë te vërtetën shpenzimet do i kryeni pa u menduar. Shëndeti here pas here do ketë disa shqetësime. Mund te keni probleme me frymëmarrjen, por mundet edhe te prekeni nga virozat. Ne pune do ju duhet me shume maturi dhe kujdes për te arritur majat. Familja e qete.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Periudhe e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Qe ditën e pare do përjetojnë emocione pranë atij qe dashurojnë dhe do sigurohen akoma me shume qe ai është i duhuri për te kaluar jetën. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Jeta e tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Venusi do iu ndihmoje t’i mbani gjithë kohës nen kujdes te ardhurat. Gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Gjendja shëndetësore do jete aq e mire saqë nuk do keni me për çfarë te qaheni. Do ushqeheni si duhet dhe nuk do neglizhoni as aktivitetin fizik. Puna ne përgjithësi do ece mire pavarësisht disa pengesave te vogla qe mund t’iu dalin here pas here. Familja harmonike.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave duhet te jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe nga ana tjetër duhet te bëni te pamundurën për ta larguar rutinën. Ne këtë mënyrë atmosfera ne jetën tuaj ka për te qene e jashtëzakonshme dhe emocione te njëpasnjëshme. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona me te cilët me shpejt nga sa mendonin edhe mund te martohen. Ne planin financiar perspektivat duken goxha te mira. Përveçse do fitoni para nga projektet e përfunduara, ju do jeni edhe te kujdesshëm me shpenzimet. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak. Ne pune do keni mbështetjen e gjithë yjeve dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund te merrni edhe disa propozime për ndryshim pozicioni. Jeta familjare pa ndryshime.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Jeta ne çift ka nuk ka për te qene aspak e vështirë këtë jave. Partneri do tregohet i përkujdesur ndaj jush dhe nuk do ju lere asnjë moment te mërziteni. Lidhja mes jush ka për te qene si kurrë me pare. Beqaret me mire te persin edhe pak kohe para se te fillojnë një lidhje sepse ne te kundërt jeta mund t’iu ndërlikohet akoma me tepër. Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Do merrni masat e duhura dhe gjendja do ndryshoje shpejt. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te jeni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune duhet te luftoni shume fort për te arritur atje ku ëndërroni. Jo çdo gjë do jete e lehte. Me familjen do keni një marrëdhënie te ngrohte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 22 prill deri në 29 prill 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 25 dhjetor deri me 31 dhjetor 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi javor 16-22 tetor 2017

LEXO EDHE:  HOROSKOPI JAVOR/29 gusht-4 shtator

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: