LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqimet më të rrezikshme në botë, ja pse nuk duhet të gjenden kurrë në tryezën tuaj

28 Prill 2019, 10:53, Lifestyle CNA
Ushqimet më të rrezikshme në botë, ja pse nuk duhet të

Kur bëhet fjalë për ushqimet gjithnjë na vjen ndërmend shprehja ?Ne jemi çfarë hamë?. Mënyra e të ushqyerit është një nga indikatorët kryesor e të pasurit një jetë sa më të gjatë.

Së fundmi janë kryer disa studime nga ? Konfederata Italiane Kultivuese? e cila ka publikuar listën me 10 ushqimet më të rrzikshme në botë.

Në vendin e parë renditet peshku nga Spanja, i cili përmban një nivel të lartë të mërkurit.

Vendin e dytë janë midhjet e  gjalla që vijnë nga Franca. Konsumimi i këtyre midhjeve do t?ju bëjë që të keni diarre dhe të  vjella.

Në vendin e tretë renditet pula e importuar nga Polonia. Kjo sepse kjo pulë është kontaminura me ??Salmonella enterica ??.

Peshku francez renditet në vendin e katërt të ushqimeve më të rreyikshme. Arsyeja është sepse ky peshk përmban krimbin Anisakis.

Në vendin e pestë renditen lajthitë nga Turqia. Kjo pasi këto lajthi përmbajnë aflatoksina, substanca që konsiderohen si kancerogjene.

Në vendin e gjashtë renditen midhjet spanjolle. Kjo pasi këto midhje janë kontaminuar me ??Escherichia Coli??.

Në vendin e shtatë renditen kikirikët nga Egjipti. Kurse në vendin e tetë është mishi i ngrirë i importuar nga Brazili. Arsyeja është se ky mish është kontaminuar me Escherichia Coli-Shigatoxin.

Në vendin e nëntë renditen lajthitë nga Azerbajxhani. E në vendin e 10 renditen pulat nga Brazili.

Lajmet e fundit nga