LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtypi i ditës, e diel 28 Prill 2019

28 Prill 2019, 06:25, Aktualitet CNA
Shtypi i ditës, e diel 28 Prill 2019

Këto janë faqet  e para të shtypit për ditën e sotme, 28 Prill 2019.

“Gazeta Shqiptare”, hapësirën kryesore i ka kushtuar një çështjeje, që ka interes në publik siç janë legalizimet “Legalizimet, pronësia e tokës për një mijë familje”. Ndërsa pjesën tjetër të hapësirës kryesore ia ka lënë kronikës së zezë, ” Grabitja e Rinasit, Policia mësyn shtëpinë e dajës, 50 vjeçarit nga Peja”.

 

Gazeta “Koha Jonë”, çelet me një analizë politike nga gazetari Ylli Rakipi, “Rakipi: Po shkojmë drejt përplasjes si më 1997″. Një vend kryesor i ka kushtuar dhe protestës në Elbasan dhe Shkodër, ” Protestuan kundër Ramës në Shkodër dhe Elbasan, policia arreston 30 qytetarë”.

Gazeta “Panorama”, hapet me lajmin,”Legalizimet, lista e dytë e familjeve që marrin tapitë”, për të vijuar më tej me një lajm nga politika “Këshilli i ambasadorëve, letër Merkel e Macron për krizën, Rama: Do i fitojmë të 61 Bashkitë”.

Gazeta “Tema”, hapësirën kryesore i ka kushtuar politikës, “Alarmohet Lulzim Basha, a po e tradhtojnë edhe kryebashkiakët”.

Gazeta “Sot”, vjen me lajmin “Skenarët destabilizues të PD-LSI, lojë e Ilie Metës, presidenti aleancë me Berishën për të çuar në zgrip vendin, të dy në alarm nga SPAK e BKH”.

Lajmet e fundit nga