Connect with Us

Sarri mbron Higuainin / “E dini sa gola ka shënuar Luis Suarez?”

Aktualitet

Sarri mbron Higuainin / “E dini sa gola ka shënuar Luis Suarez?”

Publikuar

-

Maurizio Sarri është i kënaqur me barazimin ndaj Man United, por thotë se skuadra e tij mund ta kishte fituar ndeshjen.

“Në 20 minutat e para kishim probleme me distancën mes Higuain dhe mesfushës. United është shumë i rrezikshëm kur ka hapësira përpara dhe ishim në vështirësi, por në pjesën e dytë kontrolluam ndeshjen dhe mund të kishim fituar.

Higuain? Për një sulmues është e vështirë të përshtatet me Premier League, për çdoi sulmues. Mbaj mend Suarez te Liverpool në sezonin e parë shënoi vetëm tre gola.

Pastaj 16, më pas 24, por është e vështirë të përshtatesh. Mendoj se në sezonin e ardhshëm do të jetë në gjendje të shënojë më shumë gola.

A do të jetë te Chelsea sezonin tjetër? Nuk e di, nuk jam përgjegjës për merkaton kështu që nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Në teori, po.

Na duhen dy fitore. Nëse marrim katër pikë atëherë do t’ia lëmë në dorë golavarezhit. Ishim në finalen e League Cup, jemi në gjysmëfinalen e Europa League dhe po luftojmë për kualifikimin në Champions. Mendoj se kemi bërë një sezon të mirë.”

Aktualitet

Foto- Modelja kroate “thyen” rrjetin/ Nxjerr në pah “asetet” bombastike me bikini

Publikuar

-

Ish e dashura e futbollistit Neymar, Soraja Vucelic, ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku me fotot e fundit ka dashur t’i tregojë atij se çfarë ka humbur, duke nxjerrë në pah të gjitha asetet fizike.

Modelja kroate  po kalon pushimet në plazhin e Marbellas në Spanjë dhe shpesh herë provokon me poza dhe me fotot seksi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtyrja e zgjedhjeve antikushtetuese?/ Presidenti Meta injoron Parlamentin

Publikuar

-

Nga

Në ç’ligj jeni bazuar për të marrë vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor, gjë për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?ishte njëra nga pyetjet që moderatorja e emisionit “Tempora” i ka adresuar presidentit të Republikës,Ilir Meta, të qenë pjesë e këtij emisioni mbrëmjen e sotme.

 “Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri”, është përgjigjur Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Na shkon shumë shtrenjtë”/ 21 fëmijë, familja më e madhe në Britani tregon shpenzimet luksoze

Publikuar

-

Ata u bënë të famshëm në fillim të vitit 2008, ku çifti Noel Radford dhe Sue nga Lancashire, treguan se kishin vetëm 13 fëmijë.

Por Sue ka sjellë në jetë edhe 8 fëmijë të tjerë, ku më i madhi është Chris, 30-vjeç dhe më i vogli është Bonnie, 18-muajsh.

Duke folur për jetën e tyre të përditshme, prindërit e 21 fëmijëve treguan se një ‘xhiro’ për në kinema u kushton të paktën 100 paund.

Duke folur për FEMAIL, nëna u shpreh:

“Ne na pëlqen që të shkojmë në kinema, sidomos për pushime kur fëmijët nisin të mërziten, bie shi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë. Por, ama mund të na shkojë më shumë se 10 paund për person dhe shkon shumë shtrenjtë.”

LEXO TE PLOTE