LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Provuan famën ndërkombëtare por dështuan/Këngëtaret shqiptare që nuk ja dolën për të arritur majën

28 Prill 2019, 08:10, Aktualitet CNA
Provuan famën ndërkombëtare por

Personazhet shqiptare kanë qënë të gatshëm të sakrifikojnë famën në vendin e tyre, të lënë pas gjithcka, për t?ia nisur nga e para në një konkurrencë tjetër të egër, por a ja dolën?

Njihuni më poshtë me 4 këngëtaret shqiptare të cilat nuk ja dolën në tregun muzikor ndërkombëtar.

1-Elvana Gjata

Elvana Gjata kohët e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të mediave rozë.

Elvana u shpërngul para pak vitesh në Amerikë, aty ku punoi fort për të bërë hapin e madh në karrierën e saj, por që për fat të keq nuk ia doli. Këngëtarja e talentuar realizoi një bashkëpunim me reperin e famshëm botëror, Ty Dolla Sign, por nuk mori rezultatet që priste. Kënga e tyre ?Off Guard?, u dëgjua vetëm rreth 3.1 milion herë, një shifër kjo aspak e konsiderueshme, kur mendon se këngë të tjera të Elvanës të realizuara vetëm për publikun shqiptar kanë mbi 10 milionë klikime.

2-Dafina Zeqiri

?Që kur kam qenë një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha pjesë e showbizit. Sot po e lançoj këngën time të parë (Four Seasons). Është ëndërr e bërë realitet.

Jam përherë falënderuese për ekipin e mrekullueshëm që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time të parë ?Four Seasons??, ka shkruar Dafina në Instagram kur publikoi këngën e saj të parë për tregun ndërkombëtar ?Four Seasons?.

Mirëpo pavarësisht se realizoi disa koncerte në SHBA, Dafina nuk arriti dot suksesin që dëshironte dhe ëndërronte.Kënga e saj ?Four Seasons? që duhet ta pranojmë se është shumë e bukur, ka shkuar rreth 3.2 milionë klikime dhe pas këtij projekti, Duffye u kthye në Shqipëri për t?i dhuruar disa hite publikut shqiptar dhe ia doli.

3-Anxhelina Hadërgjonaj

Ndoshta Anxhelina ka më shumë kohë në Amerike se të gjitha vajzat që përmendëm më lart dhe akoma nuk ka lançuar në treg një këngë të sajën, përveç se ka qenë figurante në klipin ?Kisses down below?.

Këngëtarja simpatike shqiptare e ka bërë të qartë gjithmonë se ka shkuar në Amerikë për të synuar tregun ndërkombëtar, por gjithashtu është shprehur se nuk ka firmosur ende ndonjë kontratë që i është ofruar pasi është njeri shumë kërkues.

4-Genta Ismajli 

Këngëtarja Genta Ismajli, është treguar më skrupuloze teksa ka pohuar me gojën e saj se nuk është turp të dështosh në Amerikë. ?Nuk do të thotë gjë fakti që kam realizuar dicka dhe ndaj duhet të  futem në tregun amerikan. Ajo është vecse një përpjekje e imja që të arrij më shumë. Pra, nuk kam hyre ne tregun amerikan! Kam besim dhe ishalla kam fat. Edhe nese nuk ndodh, prape une jam e lumtur sepse ne Amerike nuk eshte turp te deshtosh?, ? ka deklaruar ajo.

Genta realizoi fillimisht kengen ?Planet me?, e cila nuk pati suksesin qe kishte menduar kengetarja dhe nuk ishte shitur sa duhet ne iTune. Kenga ?Planet me? ishte realizuar ne bashkepunim me producentet dhe kompozitoren shqiptare Kara DioGuardi, e cila njihet per kenget qe u ka punuar disa kengetareve amerikane. Me pas, kengetarja seksi realizoi kengen ?Idolize?, ndersa qendronte ne SHBA, prane familjes se saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga